☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,005 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,387 ▼ -2.12% ETH $2,247 ▼ -3.11% XRP $1.2536 ▼ -3.16% SOL $97.3900 ▼ -2.68%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Drejt përfundimit punimet në segmentin e parë të Unazës së Fierit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e dy segmenteve të Unazës së Fierit, të konsideruara si problematike për qarkullimin e mjeteve.

Në segmentin nga Rrethrrotullimi i Patosit deri në zonën pranë ish-QTU Fier, pas punimeve të nënshtresave dhe riparimit të sistemeve të kanalizimeve, është në fazën përfundimtare edhe ndërhyrja për shtrimin e asfaltit.

Ministri Gjiknuri tha se ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve brenda ditës së dielë të kësaj jave.

“Para dy javësh ne ishim këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërhyrjen në këtë aks shumë të rëndësishëm por të lënë pas dore për shumë vite. Siç e shikoni, ky segment i unazës tanimë po transformohet plotësisht duke marrë pamjen e një rruge me standardet e duhura. Brenda 24 orësh do të përmbyllet puna për shtrimin e shtresave asfaltike dhe do të hapet qarkullimi për mjetet”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërkaq, po vazhdon puna rehabilituese në segmentin tjetër të Unazës së Fierit, nga rrethrrotullimi i Sheqit deri tek rrethrrotullimi i Patosit. Po punohet me intensitet ndërsa parashikohet që brenda një jave edhe ky segment i dytë i Unazës së Fierit të ketë përfunduar dhe të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e mjeteve.

Ministri Gjiknuri theksoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në zbatim tanimë një plan ndërhyrjeje për rehabilitimin e shumë akseve rrugore të konsideruara si problematike në gjithë vendin. Sipas tij, fillimisht është ndërhyrë në akset që janë konsideruar në gjendje më emergjente ndërsa pjesa tjetër e ndërhyrjes do të kryhet gjatë muajit Shtator.

Ndërhyrja rehabilituese në Unazën e Fierit po kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.