Home / Kronika / I sëmuri mendor i shpëton nga duart punonjësve, hidhet nga kati i tretë i spitalit

I sëmuri mendor i shpëton nga duart punonjësve, hidhet nga kati i tretë i spitalit

Një 50-vjeçar i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës ishte dërguar në spitalin rajonal të qytetit për një kontroll rutinë, por u ka shpëtuar punonjësve duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit, e për pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast. Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë”, thotë policia e Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.