Nga 1 shtatori Europa ndalon llambat e vjetra, do të shiten vetëm LED
Dritat LED konsumojnë pesë herë më pak energji se llampat halogjene dhe nxjerrja nga përdorimi i këtyre të fundit do të parandalonte miliona tonë emetime karboni. Aktualisht, llampat halogjene janë më të lira se dritat LED, por çmimi i këtyre të fundit balancohet nga kursimi i energjisë.
Llampat halogjene jetojnë mesatarisht dy vjet ndërkohë që ato LED kanë një jetëgjatësi prej 15 apo edhe 20 vjetësh. Në një shtëpi mesatare, ka të paktën 10 llampa halogjene dhe secila prej tyre qëndron e ndezur për tre apo katër orë në ditë, së paku.
Aktivistët thonë se pasojat e veprimeve të njeriut në natyrë po ndihen në ndryshimet klimaterike dhe ndalimi i gjërave që kërcënojnë sigurinë publike dhe shpërdorojnë energjinë është gjëja e duhur për t’u bërë.