☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,506 ▲1.16%
DOW 51,713 ▲0.43%
NASDAQ 26,456 ▲1.67%
NAFTA 74.19 ▼2.39%
ARI 4,249 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,626 ▼ -5.09% ETH $1,682 ▼ -5.45% XRP $1.1447 ▼ -5.72% SOL $69.0500 ▼ -6.46%
S&P 500 7,506 ▲1.16 % DOW 51,713 ▲0.43 % NASDAQ 26,456 ▲1.67 % NAFTA 74.19 ▼2.39 % ARI 4,249 ▼3.02 % S&P 500 7,506 ▲1.16 % DOW 51,713 ▲0.43 % NASDAQ 26,456 ▲1.67 % NAFTA 74.19 ▼2.39 % ARI 4,249 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia e familjes shqiptare në Kanada, pasi humb burrin dhe djalin në aksident, gruaja bie në koma

Një familje shqiptare që jetonte prej vitesh në Kanada u përfshi nga një aksident tragjik në Ontario në fundjavë, ku të vdekur mbetën at e bir.

Mediat kanadeze shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij, Fioralb Metko, 14 vjeç. Të plagosur rëndë mbetën gruaja e 45-vjeçarit, Maralba dhe vajza e tij, Briana.

Maralba Metko ka rënë në koma.

Sipas mediave ajo është në gjendje kritike.

Ndërsa vajza e saj 9-vjeçare Brianna, që gjithashtu u plagos në aksident, fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe paraqitet në gjendje të stabilizuar.

Makina me të cilën udhëtonte Metko goditi një dre, ndërsa më pas u përplas edhe me një makinë tjetër që po vinte përballë. Nga makina e dytë mbetën të vdekur edhe dy persona të tjerë, 51-vjeçarja Cynthia Caraoa dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa.Fatos Metko jetonte prej vitesh në Kanada dhe punonte si kuzhinier prej më shumë se 9 vitesh në Calgary. Ervin Bushi, një koleg që punonte me të tha se Fatosi ishte shumë punëtor.

“Mjafton t’i kërkoje ndihme dhe ai nuk të thoshte jo. Ai ishte një shembull shumë i mirë për të gjithë punëtorët”, thotë Bushi për mediat kanadeze.

Ai tregoi se çiiti Metko punonte çdo ditë për t’u dhënë më të mirën fëmijëve të tyre. Ata kishin në plan të zhvendoseshin në Ontario javët e ardhshme dhe kjo ishte arsyeja se pse po e vizitonin vendin.

Ata po regjistronin fëmijët në shkollë dhe po merreshin me detajet e fundit të zhvendosjes.

“Kishin shume të afërm në SHBA, në Michigan, kështu që donte  të shkonte në Ontario që të ishte pranë tyre”, tha Bushi.

Ndërkohe në një deklaratë, shoqata shqiptaro-kanadeze në Calgary tha se po punon për të ngritur fonde për familjen

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.