Home / Ekonomia / Investime 1,4 miliardë USD, Gjiknuri: Përfundojmë të gjitha akset këtë mandat

Investime 1,4 miliardë USD, Gjiknuri: Përfundojmë të gjitha akset këtë mandat

Qeveria adreson paketën më madhe financiare të investimeve, për zhvillimin e infrastrukturës rugore në Shqipëri, që në këto 3-vitet e ardhshme kap shifrën e 1.4 miliardë USD.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri u shpreh sot në Kuvend, se buxheti i shtetit 2018 konsolidon trajektoren e rritjes ekonomike dhe realizimin e investimeve që i përgjigjet zhvillimit të vendit dhe në të mirë të qytetarëve.

Përtej nevojave që adreson ky buxhet për shtresat në nevojë, arsimin, bujqësinë etj, duke u ndalur në kontributin e Aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit 2018 ministri Gjiknuri theksoi se, buxhet garanton realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe për të gjithë programin kombëtar të rrugëve që kemi nisur.

Gjiknuri e cilësoi pa vend diskutimin e kryetarit të opozitës për rrugën Tiranë-Elbasan, që sipas tij, nisi në qeverisjen e opozitën si një rrugë pa projekt, me vlerë 160 milionë lekë, që përfundoi në shifrën 400 milionë lekë dhe që ende nuk ka mbaruar.

“Keqmenaxhimi i vazhdueshëm i rrugës Elbasan-Tiranë po hetohet nga Prokuroria”, tha Gjiknuri, ndërsa theksoi se , ata që deklaruan se bënë rrugë, bënë vetëm tendera, rrugët i mbylli kjo qeveri në pesë vitet e fundit dhe do të vazhdojë me projektet infrastrukturore edhe në 3-vitet në vazhdim”.

Gjiknuri solli në vëmendje shembuj konkret të akseve rrugorë që kanë përfunduan në këto vitet e fundit.

“Rruga Rrogozhinë-Plepa, e dimë të gjithë që ishte një rrugë e papërfunduar dhe e pa paguar dhe ishte barra e kësaj qeveria për ta përfunduar me standarde dhe sipas parametrave bashkëkohorë”, tha Gjiknuri.

Ndërsa rruga Lushnje-Berat është një tjetër aks i ri që kemi ndërtuar, tha ai.

“Rruga Durrës-Kukës që asnjëherë nuk përfundoi, sot që ne flasim po punohet për të përmbyllur punimet në segmentin Kukës -Morinë, që ishte lënë në gjendje të degraduar dhe këtë rrugë do ta përfundojmë sipas parametrave më të mirë. Të njëjtin model pune ndoqëm edhe për pjesën nga Thuma në Milot. Në gusht u hap qarkullimi në nyjen e Milotit, ndonëse ishte nisur shumë e shumë vite më parë” theksoi Gjiknuri.

“Projekte mund të bëjnë të gjithë, problem është a i ke financimet e duhura për ta bërë.Kjo është detyra e vështirë e qeverisë të mbajë në parametra projektet dhe realizimin e tyre përmes buxhetit.’ vijoi më tej ministri.

Kreu i Infrastrukturës dhe Energjitikës e cilësoi të rëndësishme politikën e qeverisë në hartimin e buxhetit të konsoliduar që mbështet realizimin e investimeve dhe projekteve në ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.