☁️
Tiranë 33°C · Vranët 18 June 2026
S&P 500 7,480 ▲0.8%
DOW 51,809 ▲0.61%
NASDAQ 26,276 ▲0.98%
NAFTA 73.48 ▼3.33%
ARI 4,287 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,121 ▼ -1.71% ETH $1,742 ▼ -1.3% XRP $1.1643 ▼ -3.29% SOL $71.3000 ▼ -1.79%
S&P 500 7,480 ▲0.8 % DOW 51,809 ▲0.61 % NASDAQ 26,276 ▲0.98 % NAFTA 73.48 ▼3.33 % ARI 4,287 ▼2.15 % S&P 500 7,480 ▲0.8 % DOW 51,809 ▲0.61 % NASDAQ 26,276 ▲0.98 % NAFTA 73.48 ▼3.33 % ARI 4,287 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Forca e Ligjit”, sekuestrohen 5 mln euro asete të grupit kriminal

Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjti” ka goditur një grup kriminal, duke sekuestruar dhe dhe një pasuri prej 5 mln eurosh.

Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë: Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;  Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.

Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në drejtim te Europës.

Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtare të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve. Konkretisht investimin e kanë bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.

Gjate kryerjes së veprimeve hetimore, janë zhvilluar disa takime të përbashkëta operacionale me përfaqësues të Zyrës Rajonale të DEA Athinë, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, ne kuadër te shkëmbimit në kohë reale dhe identifikimin e personave të tjerë te përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ne përfundim te veprimeve hetimore te kryera ne terren, u siguruan prova të pa kontestueshme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.