Home / Rajoni / Tsipras: Nuk ka çështje çame. Asnjë diskutim për ndryshimin e kufijve tokësore

Tsipras: Nuk ka çështje çame. Asnjë diskutim për ndryshimin e kufijve tokësore

Nuk ekziston çështja çame, ka deklaruar midis të tjerash kryeministri Tsipras i pyetur nga një gazetare e një televizioni privat në Janinë përgjatë konferencës për shtyp që ka dhënë kreu i qeverisë greke para mediave vendase dhe të huaja, në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar në Selanik.
“Negociatat me Shqipërinë që po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë se, në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit, duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare. Shumë nga këto premtime janë prej viti 2009 . E kam fjalën për zonat detare nga ana e tyre, e kam fjalën për librat shkollorë dhe ndryshimin e tyre, për varrezat e ushtarëve grekë, dhe sidomos të reformave për sa i përket të drejtave të minoritetit grek. Ndërsa dëgjohen shumë zëra, disa prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, si për shembull pastrimi dhe mirëmbajtja e piramidave në kufirin tokësor. Disa thanë se ka të bëjë me një përcaktim të rinj të kufijve, por ky proces nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë. Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje. Dhe do të thosha se është për të mirën tonë, që në këto tema të ketë më shumë mendjekthjelltësi pas në çështje serioze kombëtare duhet të ketë informim, dakordësi dhe besim”, tha Tsipras.

Gjithashtu, kryeministri grek duke ju përgjigjur një pyetjeje tjetër në lidhje me Kosovën, ka deklaruar se janë krijuar kushte e zgjidhjes të një çështjeje shumë të vështirë dhe se beson që mund të ketë një hartë zgjidhjeje të këtyre problemeve.

Ndjekim nga afër këto zhvillime dhe natyrisht nëse ka një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës që do te jepte vizionin e një zgjidhjeje, ne do ta përgëzonim këtë marrëveshje – ka shtuar Aleksis Tsipras.

Leave a Reply

%d bloggers like this: