☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.19 ▼1.21%
ARI 4,345 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,464 ▲ +0.73% ETH $2,440 ▲ +1.71% XRP $1.2981 ▲ +0.34% SOL $99.6500 ▲ +2.66%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.19 ▼1.21 % ARI 4,345 ▼0.98 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.19 ▼1.21 % ARI 4,345 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Vetting, KPK-ja shkarkon Bujar Hotin. E pamundur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi nga detyra prokurorin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Bujar Hoti. Hetimi adminisrtativ i KPK-së doli në përfundimin se subjekti i vlerësimit Bujar Hoti rezulton me disa vlera fiktive pagesash për një apartament në plazh si dhe për një zyrë noteriale të bashkëshortes.
Gjithashtu, nuk provohet se përse është përdorur një kredi prej 70 mijë eurosh. KPK-ja deklaroi se subjekti i vlerësimit nuk ka të ardhura të ligjshme për pasuritë e tij. Edhe pse Inspektorati i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë në raportin e tij e kishte cilësuar të saktë dhe të ligjshme pasurinë e Hotit, hetimi administrativ i KPK-së doli në një përfundim ndryshe lidhur me dy apartamente, një zyrë noterie të bashkëshortes dhe dy autovetura.

Edhe vëzhguesi ndërkombëtar Teo Xhakobs, i pranishëm në seancën e verifikimit pak ditë më parë, i cilësoi të çuditshme hartimin e disa kontratave me çmime dhe referenca të ndryshme për blerjen e një apartamenti.

Por, vetë subjekti i rivlerësimit, prokurori Bujar Hoti, u shpreh se ai dhe bashkëshortja e tij kanë të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara sipas ligjit, që jo vetëm justifikojnë pasuritë, por e tejkalojnë disa herë vlerën e tyre dhe konstatimet e hetimit administrativ.

Ndërsa sa i takon përshtatshmërisë së figurës dhe anës profesionale, Hoti kishte rezultuar i përshtatshëm.

Bujar Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me shkarkimin e prokurorit Bujar Hoti bëhet e pamundur ngritja e KLP-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.