Home / Kronika / Kallëzim në prokurori Erjon Veliajn për pabarazi në tendera

Kallëzim në prokurori Erjon Veliajn për pabarazi në tendera

Partia Demokratike, me anë të deputetit Klevis Balliu ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Balliu tha në deklaratë se kallëzimi ndaj Veliajt është ngritur për pabarazi në tendera. PD thotë se është favorizuar kompania “Fusha”. “Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet”, tha Balliu.

Deputeti i PD tha se “në më pak se 3 vjet, Erion Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë euro kompanisë “Fusha”, gjysmën e të cilave pa garë”.

“Partia Demokratike ka treguar më herët se pronari i kompanisë Fusha, Shkëlqim Fusha, është familjar i afërt me Petrit Fushën që, deri dje, drejtonte Prokurorinë e Tiranës, dhe mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Shkëlqim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje”, tha Balliu.

Leave a Reply

%d bloggers like this: