☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 103.20 ▲3.15%
ARI 4,350 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,684 ▲ +1.2% ETH $2,515 ▲ +0.99% XRP $1.3857 ▲ +2.77% SOL $101.4100 ▲ +1.49%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.20 ▲3.15 % ARI 4,350 ▼1.34 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.20 ▲3.15 % ARI 4,350 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Projektligj i ri për investimet, të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri, vendasit nuk do të diskriminohen më

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ata të huaj, si dhe u jep mundësinë investitorëve të huaj që të kenë të drejtën e pronësisë së tokës.

Projektligji i ri “Për investimet”, po hartohet pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë u jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase.

Pas studimeve të thelluara që u bënë në rrafshin ligjor për investimet nga Këshilli i Investimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e një ligji që unifikon investimet që mbron njësoj si investimet vendase, por edhe ato të huaja.

Projektligji  do të trajtojë si pjesë më vete investimet strategjike, duke vënë në themel parimet e barazisë dhe të trajtimit pa diskriminim të investitorëve.

Një çështje e rëndësishme që do të jepet zgjidhje në këtë  projektligj është pronësia mbi tokën. Në ligjin ekzistues të investimeve i vitit 1993, investitorët e huaj nuk ka të drejtën e pronësisë mbi tokën në territorin e Republikës së Shqipërisë. Por kuadri i ri ligjor, që synon të ofrojë trajtim të barabartë, do të mundësojë posedimin e pronësisë së tokës nga të huajt si një detyrim që Shqipëria tashmë duhet të përmbushë në kuadër të integrimit në BE në plotësim të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në kapitaleve. Fakti që investitorët e huaj nuk kanë të drejtën e pronësisë së tokës përmendet shpesh në raportet e ndërkombëtarëve, si një pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ligji i ri për investimet do të qartësojë kufizimet, të cilat mund t’u imponohen pronësive të huaja në industri specifike, si dhe të iniciohen rishikime periodike të kufizimeve të pronësive të huaja.

Ligji i ri do të bëjë përkufizimin modern të fjalës “investim” dhe gjithashtu do të cilësohen dhe qartësohen dispozitat mbi shpronësimin, duke përfshirë shpronësimin indirekt. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.