Home / Rajoni / Kotzias me ministrin e Jashtëm Gjerman Mass: Ja pse ngeci marrëveshja me Shqipërinë

Kotzias me ministrin e Jashtëm Gjerman Mass: Ja pse ngeci marrëveshja me Shqipërinë

Edhe pse kaloi nga Tirana dhe u takua me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas ka folur përsëri për Shqipërinë në Athinë.
“Biseduam për marrëveshjen e Prespës dhe për negociatat me Shqipërinë”, ka theksuar kreu i diplomacisë greke, Nikos Koztias në konferencën për shtyp, duke dhënë dhe një shpjegim se përse po vonohet marrëveshja me Tiranën zyrtare.

“Siç jeni në dijeni, negociuam me Shqipërinë dhe negociatat nuk kanë ngecur as tek ne dhe as tek ministria e tyre e Jashtme, por tek problemet administrative që kanë, mosmarrëveshjet e Presidentit me qeverinë. Dhe tek fakti që gjykata konfirmuese, Gjykata Kushtetuese, nuk është aktualisht e plotë në këtë moment, as të paktën në fuksionin e nevojshëm”, shpjegoi Kotzias.

Gjithashtu, kreu i diplomacisë greke i është referuar edhe referendumit në IRJM duke pasqyruar mbështetjen që po merr qeveria Zaev nga të gjithë liderët europianë: “Ne mbështesim Marrëveshjen e Prespës. Vlerësojmë atë që kam thënë edhe herët e tjera dhe nuk lodhem ta them se historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg. Kjo marrëveshje na nxori nga burgu. Disa ëndërrojnë që të hyjnë përsëri brenda. Nuk do t’i ndjekim pas”.

Ashtu si Gjermania ka peshën e saj në Europë, edhe ne, megjithëse shtet i vogël, kemi përgjegjësi të madhe në rajon, ka theksuar ministri i Jashtëm grek.

Leave a Reply

%d bloggers like this: