Home / Bota / Sulm i armatosur në SHBA, tre persona kanë humbur jetën

Sulm i armatosur në SHBA, tre persona kanë humbur jetën

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një incident me të shtëna në një qendër të shpërndarjes së një rrjeti farmacish “Rite Aid”, në kontenë Hartford, në zonën midis rrugës Spesutia dhe Perryman Road në Merilend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtari theksoi se numri i të vdekurve mbështetet në informacion paraprak. Zyrtari foli në kushtet e anonimitetit me agjencinë Associated Press pasi nuk ishte i autorizuar të fliste.

Policia i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën e Perrimenit, ndërsa një zëdhënës i “Rite Aid” tha se zona ishte tashmë e sigurtë.

Nuk është ende i qartë identiteti i personit që ka hapur zjarr, por, sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një grua që tashmë është vënë nën pranga.

Zyra e Sherifit e Distriktit Harford shkruajti në Twitter se nga hapja e zjarrit kishin rezultuar disa viktima dhe paralajmëroi se situata ishte në zhvillim e sipër dhe u bëri thirrje banorëve ta shmangnin zonën.
Në një mesazh në Twitter, Guvernatori i Merilendit, Larry Hogan tha se zyra e tij po e ndjek ngjarjen dhe se autoritetet shtetërore janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.

Harford ndodhet rreth 115 kilometra në verilindje të kryeqytetit Washington.

Leave a Reply

%d bloggers like this: