☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Nëse lë Turqinë në dorë të Rusisë e Iranit, Perëndimi mund ta paguajë shtrenjtë

Fadi Hakura, CNN
Vlera e lirës turke ka rënë me 40% përkundrejt dollarit brenda këtij viti.
Marrëdhëniet midis dy vendeve arritën në pikën më të ulët kur presidenti Amerikan dyfishoi tarifat për çelikun dhe aluminin, si përgjigje ndaj refuzimit të Turqisë për të liruar Endrju Brunsonin, një prift amerikan që mbahet në arrest shtëpie në Turqi, me akuza për terrorizëm.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deri tani i ka rezistuar presionit për të marrë masa monetare dhe fiskale, por ka zgjedhur të sulmojë SHBA-në dhe tregjet financiare.

Ai po sugjeron se ka nisur një komplot botëror për të shkatërruar arritjet politike dhe ekonomike të Turqisë.

Popullariteti i tij në Turqi ka qenë në rritje deri tani, pasi u ka mëshuar ndjenjave anti-amerikane (dhe prirjes për të besuar teoritë e komplotit) të cilat janë shumë të përhapura mes popullit turk.

Përgjigjja kokëfortë e Erdoganit ndaj krizës ekonomike të Turqisë ngjan me metodat populiste të presidentit venezuelas, Nikolas Maduro, dhe janë shumë larg qëndrimit miqësor ndaj tregjeve që ka mbajtur presidenti argjentinas, Mauricio Makri.

Ndryshe nga Argjentina, Turqia nuk duket e gatshme t’i drejtohet FMN-s për të shpëtuar krizën financiare, dhe as duket se ka nevojë të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin.

Presidenti Turk duket se ka vendosur t’i shtojë përpjekjet për të sfiduar Amerikën dhe tregjet financiare botërore, të dy kundërshtarë aspak të lehtë.

Gjasat janë që Turqia t’i humbë betejat kundër Nju Jorkut, Londrës, Singaporit e bastioneve të tjera financiare, nëse nuk deklaron armëpushim. Rënia e fuqisë së lirës turke do të përkthehej në një shkatërrim ekonomik e financiar në Turqi.

Teksa ky proces të jetë në zhvillim e sipër, Erdogani mund të humbasë mbështetje popullore, edhe atë të mbështetësve më të përkushtuar ideologjikë, gjë që do të linte pas vetëm paqëndrueshmëri politike.

Pasojat do të krijonin probleme të gjata e të ndërlikuara, të cilat mund të çojnë te kërkesat për ndërhyrjen e ushtrisë në politikë, si dhe të prodhonin probleme të mëtejshme, edhe jashtë kufijve të Turqisë.

Turqia, nga ana tjetër, mund të arrijnë në pikën që të mos e ketë më SHBA-në si një partner të qëndrueshëm e strategjik.

Kujtdo që do t’i binte radha ta drejtonte vendin, një Turqi e plagosur do ta kthente qendrën e rëndesës larg perëndimit dhe më afër Rusisë, Iranit dhe Eurazisë.

Turqia nuk do të ishte më në linjë me qëllimet e SHBA-ve dhe BE-së në Lindjen e Mesme. Si rrjedhojë, do t’i duhej të krijonte një politikë mbrojtjeje dhe sigurie më të pavarur.

Në rrethana ekstreme, Turqia do të mendonte edhe largimin nga NATO dhe mbylljen e marrëveshjes së doganave me BE-në. Asnjë skenar nuk duhet nënvlerësuar, nëse ndodh më e keqja dhe trazirat politike dhe ekonomike sjellin shkatërrim në një vend më rëndësi aq të madhe gjeopolitike sa Turqia.

Meqë pasojat do të ishin shumë të rënda, është mëse e logjikshme që perëndimi të përgatisë një pako ambicioze për të lehtësuar impaktin e cunamit financiar, në mënyrë që Turqia të mos largohet nga standardet the institucionet perëndimore.

Ambiciet e Turqisë për t’u bashkuar me BE-në duhen rigjallëruar në mënyrë urgjente, që të vazhdojnë të nxiten reforma liberale. Përndryshe, Perëndimi do të paguante një çmim të madh për humbjen e një vendi të tillë si aleat.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.