Home / Ekonomia / Banka “konfirmon” paradoksin: Rritet sipërfaqja e ndërtimit por jo kreditimi i sektorit

Banka “konfirmon” paradoksin: Rritet sipërfaqja e ndërtimit por jo kreditimi i sektorit

Lulëzimi i sektorit të ndërtimit mbështetur nga shifrat zyrtare për sipërfaqen e ndërtimit dhe lejet nuk po pasqyrohet me të njëjtin trend edhe në aspektin e kreditmit. Banka e Shqipërisë ka analizuar se në tregun e banesave treguesit kryesorë shfaqin rritje. Sipas vrojtimit të BSH-së, indeksi Fischer në rang vendi shënoi rritje si ndaj 6 mujorit të parë 2017 ashtu edhe ndaj periudhës bazë 2013. Me kontribut nga nënindekset për Tiranën dhe bregdetin ndëkrohë që rritja e çmimeve reflekton pritshëmrinë pozitive për zhvillimiet në këtë treg nga ana e të intervistuarve. Sipas Bankës rritja e indeksit të çmimit të banesave ka ndodhur kur nga këndvështrimi i kërkesës: ka një nivel pothuajse të pandryshuar të tepricës së kredisë për blerje pasurish të paluajtshme por rënie e lehtë e normës së interesit të kësaj kredie. Rreth 75 për qind e pronave për banim dhe përdorim të tregtar janë blerë me hua bankare pa ndryshim nga raporti i kaluar. Po kështu kërkesa e  individëve për kredi për pasuri të paluajtshme ka shfaqur rritje dhe kushtet për miratimin e kredisë për këtë lloj kredie dhe këtë kategori huamarrësish raportohen më të lehtësuara kurse koha  mesatare e shitjes së pronave në rang vendi ishte 10 muaj rreth 2.2 muaj më  e shkurtë se 6 mujori II  2017. Kurse nga këndvështrimi i ofertës sipas BSH kjo ka ndodhur në kushtet kur INSTAT raporton rritje të qenësishme të sipërfaqes dhe numrit të lejeve në ndërtim për objekt banimi. “Vëllimet e shitjeve janë rritur vetëm për zonat perfierike të Tiranës dhe kanë shënuar rënie në zonat e tjera të kryeqytetit në bregdet dhe në zonat e tjera të vendit. Teprica e kredisë për ndërtimin ka rënë duke ulur peshën e saj në totalin e kredisë për bizneset dukshëm në nivelin mesatar prej 20 për qind të regjistruar gjatë 2007-2011. Cilësia e kredisë për pasuri të paluajtshme është përmirësuar” vlerëson BSH në referuar raportit e Stabilitetit Financiar për 6 mujorin e parë të vitit.

Sektori bankar

Banka e Shqipërisë  nënvizoi se aktiviteti i sektorit bankar ka qenë përgjithësisht më i ngadalësuar gjatë periudhës. “Përmirësimi i cilësisë së kredisë ka vijuar por me ritme më të ulëta, treguesit e performancës janë në nivele të mira. Ndikimi i ecurisë së kursit të këmbimit ka qenë i rëndësishëm.

Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve dhe bizneseve ishte e ngjashme me periudhën e kaluar. Nivelet e huamarrjes konsiderohen të përshtatshme dhe kërkesa e tyre për hua në periudhën e ardhshme rezulton sërish e moderuar.  Raporti i kredive me probleme sipas BSH  nuk ka ndryshuar por mbetet më i mirë se një vit më parë. Kontributi i fshirjeve më i vogël  dhe ka nevojë të përforcohen format e tjera të zgjidhjes së kredive. Rreziqet e tregut veçanërisht në komponentin “e tërthortë” mbeten të pranishëm dhe kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm. Rreziku i likuiditetit është i ulët por ndikimi në eficencën e veprimtarisë duhet vlerësuar me kujdes.

HSF (Indeksi i Stresit financiar)  indekset e materializimit dhe të akumulimit të rrezikut sistemik dhe indeksi i stresit financiar përgjithësisht tregojnë rreziqe të kontrolluara për stabilitetin financiar. përgjigjet e bankave në vrojtimin përkatës tregojnë se ato nuk patën ndryshime të rëndësishme në perceptimin e rreziqeve sistemike gjatë periudhës dhe pritshëmritë mbeten përgjithësisht pozitive.

Rritja ekonomike, ulja e normës së papunësisë ecuria e kursit të këmbimit kontrolli i niveleve të borxhit publik dhe përmirësimi i disa treguesve të sektorit bankar që lidhen kryesisht me kapitalizmin dhe likuiditetin e tij dhanë kontribut pozitiv në këtë drejtim. Nga ana tjetër kontribut negativ kanë dhënë ngadalësimi i rritjes së depozitave, tkurrja e kredisë dhe ulja e marzhit neto të interesave në sektorin bankar

RMK-ja e sektorit bankar shënoi nivelin 17.9 për qind duke qenë 1 pikë përqindje më i lartë se niveli i fundit të vitit 2017 dhe dukshëm mbi nivelin minimal të kërkuar rregullativ. Përmirësimi u diktua kryesisht nga rënia e vlerës së ekspozimeve të peshuara me rrezik. Kjo rënie ka ardhur nga faktorë të njëhershëm që lidhen me ndryshimin e kuadrit rregullativ.

Rezultati financiar i sektorit ishte në  nivele të mira. Treguesit e rentabilitetit kthimit mbi aktiviet dhe kthimi mbi kapitalin rezultuan përkatësisht 1.54 për qind dhe 15 për qind lehtësisht më të ulët se një vit më parë. Në performancën financiare të sektorit ndikim pozitiv kryesor ka dhënë rënia e shpenzimeve për provigjone lidhur me riskun e kredisë ndërsa rezultati neto nga interesat ka qenë përgjithësisht i qëndrueshëm. Gjatë periudhës marzhi neto nga interesat u ul në nivelin 3.8 për qind kundrejt vlerës 3.9 për qind një vit më parë.

Aftësia e sektorit bankar për të përballur rreziqet vlerësohet duke analizuar gjendjen e  tij të kapitalizmit dhe të përfitueshmërisë si dhe duke provuar përshtatshmërinë e këtyre treguesve në skenarë stresi nëpërmjet ushtrimit të provës së rezistencës. Në përgjithësi rezultatet tregojnë se sektori bankar mbetet i kapitalizuar dhe me performancë të mirë në skenarë që përmbajnë supozime më pranë realitetit. Në skenarët më ekstremë banka të veçanta dhe sektori bankat do të kishin nevojë për një rritje të kapitalit”  vlerëson BSH në raportin e Stabilitetit Financiar.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: