Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 17 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 84.00 ▼7.86%
ARI 4,849 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $77,408 ▲ +3.41% ETH $2,429 ▲ +3.87% XRP $1.4822 ▲ +2.42% SOL $89.0800 ▲ +0.3%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Opinion

Po me Xhiselën, çfarë do bëhet?

Rudina Xhunga

Në gjithë këtë histori, që ka mbërthyer publikun në thënie e kundërthënie, lajmi i fundit për koment është kallëzimi i Ballës për Bashën… Mbase Balla vërtet nuk ka qenë në komisariat atë natë e nuk kishte pse të shkonte se mbrojtja që kishte babai i djalit të kallëzuar, ishte qenia deputet i partisë së Ballës, jo prezenca fizike në komisariat e vetë atij. Kush e sugjeroi për deputet e dinte kë po zgjidhnin dhe pse e zgjodhën.

Unë nuk shkova në Krujë të pyes për deputetin Rraja, i lexova vetëm biografinë në FB dhe jam e qartë që një njeri që bën të mesmen në “80 dhe të lartën në 2003, nuk është tipi deputetit që ka merak do marrë Nobelin Kadare, apo jo në tetor.
Ndërsa PD të mos mbajë hall për oficerin e policisë, që në vend të vetingut zgjodhi azilin, se sa më shume zhurmë të behet, aq më lehtë do e marrë ai.
Po me vajzën çfarë do bëhet?

Vajza është e pambrojtura në këtë dramë.
Është ajo që u dhunua, u gjet pre e lehtë, se nuk ka babanë, është vajzë fshati, jeton vetëm me një motër e nënën, u rrëmbye, shpëtoi pa e vrarë, se tërhoqi kallëzimin dhe pastaj u mor serish me dhunë të mohonte kallëzimin.

Se është e thjeshtë të dhunosh një të pambrojtur e pastaj ta bësh këtë edhe publikisht.
Por çështja është kur i hap derën të fortëve, kur bëhesh me të fortin, kundër të dobëtit, nesër e ke radhën ti. Ngjarja nuk ndodhi në Siri, ndodhi në Krujë. Dhe çfarë ndodh kaq afër, të vjen nesër te dera.

Do dalë nesër një i fortë edhe për ty, diku po të pret, se çfarë bën, gjen.
E gjen dhe atëherë pyete veten sa të duash, si u bë ky vend kështu? U bë, se nuk fole ti. U bë se kujtoje që ishin punë kurvash e kriminelësh, punë pozite dhe opozite.
Jo, ishin dhe janë punë drejtësie dhe padrejtësie. Punë shteti dhe antishteti, punë të fortësh qe jua japim ne fuqinë ne, me heshtjen tonë.
Pastaj ata kujtojnë se janë edhe të mençur.

Epo kur të vijnë deri tek ti, mos prit të vijë kush në ndihmë.
Se kështu bëre edhe ti kur një vajzë e re nga fshati, u rrëmbye, dhunua publikisht dhe nuk e lanë të vuajë as në heshtje se duhej të tregonte se nuk qe Balla në komisariat.
Ore njerëz, keni vajza ju, gra, motra, nena? Vërtet besoni se nuk e kanë radhën ato, nëse kjo klimë kthehet në normalitet? Unë sot jam me Xhiselën, që as emrin nuk ia mësova mirë, se ia thane të gjithë ndryshe, ngaqë më e pakta ju interesonte emri saj.
Epo mua ajo me intereson, vajza e pambrojtur, për të vetmen që nuk do t’ia dijë kush, në këtë histori të ndyrë dhe të ligë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.