Home / Rajoni / Maqedonia / Referendumi i Maqedonisë në prizmin e agjencive botërore

Referendumi i Maqedonisë në prizmin e agjencive botërore

Agjencitë botërore në raportet e tyre të mëngjesit i kanë dhënë hapësirë të dukshme referendumit të djeshëm në Maqedoni, duke vlerësuar se Marrëveshja e Prespës ende është aktual edhe krahas daljes së vogël që është një lloj goditje politike për kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Agjencia shtetërore gjermane DPA njofton se Marrëveshja e Prespës ende është aktual edhe krahas mossuksesit në referendum. Disa e konsideruan: jehona e dobët, goditje politike për Zaevin, i cili investoi shumë politikisht në referendumin. Por, Zaev tha se nuk shkon askund.

“Nuk kam për qëllim të jap dorëheqje. Detyra ime është të mbetem”, ka thënë ai duke u përgjigjur në pyetjen nëse planifikon të tërhiqet, thekson Agjencia.

Madje, Agjencia amerikane Asoshieted Pres (AP) përcjell se referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë si pjesë e marrëveshjes që hap rrugën për anëtarësim në NATO, ka marrë mbështetje të madhe, por dalja e votuesve ka qenë e vogël.

“Kryeministri Zoran Zaev shpresonte në përkrahje të fuqishme të referendumit për atë nëse të pranohet marrëveshja me Greqinë që e ndryshon emrin e vendit në Maqedoni Veriore. Kjo do të ndihmonte në hapin e ardhshëm të përfitimit të mbështetjes parlamentare për ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Marrëveshja me Greqinë është përballur me kundërshtime nga një pjesë e popullatës nga dyja palët të kufirit, por thekson se qeveritë e tyre i kanë bërë lëshime të mëdha palës tjetër dhe me këtë kanë dëmtuar interesat nacionale dhe identitetin”, shkruan AP.

Për Agjencinë franceze AFP votuesit e Maqedonisë e kanë përkrahur planin për riemërimin e vendit me qëllim t’i jepet fund kontestit disa dekadash me Greqinë dhe të hapet rruga për NATO dhe BE me çka

Perëndimi e ka përshëndetur rezultatin edhe pse referendumi ka qenë i pasuksesshëm për shkak të jehonës së vogël të votuesve.

“Votimi ka qenë me vëmendje i ndjekur nga Greqia e cila tha se ‘mbetet e përkushtuar’ në marrëveshjen e saj me Shkupin nga qershori, sipas së cilës Athina do t’i hedh poshtë vërejtjet e saja për hyrje të Maqedonisë në BE dhe NATO, për kthim të ndryshimit të emrit”, shkruan AFP.

“Referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votuesve që të jetë valid votimi”, shkruan Agjencia Rojters.

Referendumi nuk ka qenë juridikisht i obligueshëm, por deputetët kanë premtuar se do të përmbahen në të, dhe se mossuksesi të arrihet pragu i daljes së votuesve, nënkupton se kundërshtarët tani mund lirshëm të votojnë kundër marrëveshjes. Opozita nacionaliste ka 49 vende në Kuvend nga 120 e që është e mjaftueshme të bllokojë dy të tretën e shumicës për ndryshimin e Kushtetutës, thekson Agjencia britanike./MIA/

Leave a Reply

%d bloggers like this: