☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.24 ▼0.8%
ARI 4,212 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,346 ▲ +0.11% ETH $1,739 ▲ +0.07% XRP $1.1385 ▼ -0.81% SOL $73.8400 ▲ +0.68%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.24 ▼0.8 % ARI 4,212 ▼0.79 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.24 ▼0.8 % ARI 4,212 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Edhe sa vota në Parlament i duhen Zaevit për ta zgjidhur kontestin me Greqinë

Maqedonia pas ditës së djeshme dhe referendumit të pasuksesshëm për emrin vazhdon të mbetet në udhëkryq: ose do të vazhdojë drejt integrimeve euroatlantike, ose do të kthehet prapa, në izolim dhe e bllokuar për çfarëdo përparimi, me emrin “e përkohshëm” IRJM, jashtë organizatave ndërkombëtare dhe pa mundësi qasjeje në fondet e BE-së, që me shumë gjasa do të rezultojë me krizë ekonomike. Përveç kësaj, duke vazhduar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe pa përkrahjen e Aleancës, do të gjendet edhe në një situatë të brishtë të sigurisë.

Pasi që e lëshoi mundësinë që me referendumin ta hapë rrugën për zgjidhje të kontestit për emrin me Greqinë, tash, nëse dëshiron ta shmangë këtë rrugën e dytë, të regresit, me të njëjtin “përfitim” aleancën e shëndoshë me Moskën dhe forcat tjera antiperëndimore dhe antidemokratike në botë, i mbetet mundësia që ndryshimin e nevojshëm të Kushtetutës ta bëjë me dy të tretat e votave në Parlament.

Ithtarët e zgjidhjes së kontestit me fqinjin jugor, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e kryeministrit Zoran Zaev, bashkë me partitë tjera që e përkrahin dhe me të gjitha partitë shqiptare, në Parlament kanë gjithsej 72 vota, që do të thotë se i nevojiten edhe 9 vota për të siguruar dy të tretat e nevojshme.

Zaevi në fjalimin e mbrëmshëm tha se puna e parë që do të bëjë koalicioni qeverisës është që të tentojë ta bindë opozitën që të votojë për ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht që t’i sigurojë edhe 9 votat e duhura. Njëfarë shprese se mund ta arrijë këtë i jep fakti se 4 ose 5 deputetë të VMRO-DPMNE-së opozitare, përkundër bojkotit të heshtur të partisë, dje dolën për të votuar.

Se a do të arrihet të sigurohet kjo shumicë e nevojshme, sipas kryeministrit, do të merret vesh në 10 ditët e ardhshme, ndërsa nëse nuk arrihet ky qëllim, menjëherë do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të ishin mbajtur jo më vonë se në nëntor të këtij viti. Qëllimi është i qartë: LSDM-ja me aleatë, bashkë me partitë shqiptare, në këto zgjedhje të arrijnë të sigurojnë mbi 80 deputetë në Kuvendin 120-anëtarësh, në mënyrë që të mos varen nga VMRO-ja.

Objektivi nuk duket i parealizueshëm, duke pasur parasysh se votën “për” ndryshim të emrit dje e dhanë rreth 600 mijë votues, aq sa, siç u përmend, kurrë deri tash në asnjë cikël zgjedhor s’ka fituar asnjë subjekt politik. Reagimet e para nga Brukseli dhe SHBA inkurajuan Qeverinë e Zaev që çështja të dërgohet në Parlament.

Ndërsa  lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, me gjasë, është i vetëdijshëm për rrezikun për partinë e tij nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, ngase në fjalimin e tij të mbrëmshëm, duke iu përgjigjur gazetarëve, e refuzoi këtë opsion.

“Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm Zaevi le të bëhet gati për pensionim politik”, tha Mickoski, që në publik u interpretua si paradoksale, ngase dorëheqja e Zaevit gjithsesi se do të nënkuptonte shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Droja edhe e opinionit demokratik në Maqedoni është se, me shumë gjasë, pas këtyre zgjedhjeve vendi do të mbetej me opozitë të dobët dhe të pafuqishme, që gjithsesi nuk është e mirë për asnjë vend,

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.