Kronika

Dëbora zbardh Shqipërinë, të gjitha rrugët të kalueshme

Reshjet e dëborës kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ndërsa në të gjitha akset kryesore janë marrë të gjitha masat dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).

Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen.

Në aksin Ura e Cerenecit-Steblevë, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me mjetet borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në segmentit rrugor Pukë – Fushë Arrëz tani, Rruga është e pastruar dhe pa probleme. Nuk ka reshje bore për momentin.

Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli.
Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin fundor të tij në Lunik – Steblevë, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshjet e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë.

Përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button