☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,575 ▼1.89%
DOW 51,837 ▼0.97%
NASDAQ 25,367 ▼3.12%
NAFTA 104.84 ▲2.78%
ARI 3,897 ▼3.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,288 ▼ -4.58% ETH $2,245 ▼ -4.21% XRP $1.2493 ▼ -3.41% SOL $94.7200 ▼ -6.57%
S&P 500 7,575 ▼1.89 % DOW 51,837 ▼0.97 % NASDAQ 25,367 ▼3.12 % NAFTA 104.84 ▲2.78 % ARI 3,897 ▼3.32 % S&P 500 7,575 ▼1.89 % DOW 51,837 ▼0.97 % NASDAQ 25,367 ▼3.12 % NAFTA 104.84 ▲2.78 % ARI 3,897 ▼3.32 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

TEC i Vlorës, me koncesion më 31 dhjetor. Privatët duhet të investojnë edhe 58 mln euro

Termocentrali i Vlorës, investimi që u kushtoi taksapaguesve 130 milionë dollarë, por që nuk u vu asnjëherë në punë, do të jepet me koncesion te privatët. Ministria e Energjisë ka hapur në datën 31 dhjetor zyrtarisht procedurat për të dhënë me koncesion për 20 vite termocentralin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh.

Sipas dokumenteve të shpallura në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, privati do të investojë 58 milionë euro për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe për të ndryshuar sistemin e prodhimit të energjisë, nga naftë që është aktualisht, në gaz për të ulur kostot.

Dhënia me koncesion nënkupton që pronësia e TEC-it të Vlorës do t’i mbetet shtetit. Kompania fituese do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të termocentralit për 20 vite, duke prodhuar energji dhe duke e shitur atë në shtet, ose në treg të lirë. Në dokumentet parapake të tenderit, Ministria nuk ka marrë përsipër blerjen e energjisë që do të prodhojë privati nga TEC-i. Por, burime nga kjo Ministri thonë se fillimisht do të priten ofertat, e në bazë të tyre do të negociohen kushtet më të përshtatshme.

Termocentrali i Vlorës lindi si një ide e Bankës Botërore, e cila organizoi edhe procedurat e tenderit. Vepra u ndërtua nga një kompani italiane e quajtur “Technimonti”, e cila u pagua 130 milionë dollarë, por dorëzoi një termocentral jofunksional dhe defektoz. Që nga përfundimi në vitin 2011, TEC-i i Vlorës ka qenë në konservim, pa prodhuar asnjë ditë energji elektrike, për shkak të defekteve dhe kostos së lartë të prodhimit me naftë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.