Home / Rajoni / GREQI – Parlamenti voton ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Shkupit në NATO

GREQI – Parlamenti voton ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Shkupit në NATO

 Pasi mori dritën jeshile nga Komisioni kompetent, projektligji për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, do të sillet në mbledhjen plenare të parlamentit grek, ndërsa debati do të përfundojë me votimin e deputetëve.

“Ratifikimi i Protokollit të Marrëveshjes për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat  e NATO-s  është pranuar në tërësi nga shumica”, theksoi kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Konstantinos Duzinas në fund të debatit i cili zgjati pesë orë e gjysmë.

Pas përfundimit të takimit, Duzinas, parashtroi në parlament një raport në të cilin propozon të pranohet projektligji konkret, duke marrë parasysh qëndrimet e shumicës së anëtarëve të komisionit.

Projektligji u pranua edhe nga deputetët e SYRIZA-s, si dhe deputetë të pavarur, ndërsa të gjitha partitë e tjera opozitare ishin kundër.

Që të votohet Protokolli për anëtarësimin në NATO, nevojiten minimum prej 151 votash nga ana e parlamentit grek.

Leave a Reply

%d bloggers like this: