☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,649 ▼ -2.46% ETH $2,440 ▼ -1.8% XRP $1.3856 ▼ -2.42% SOL $103.9200 ▼ -2.62%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Cipras i “shtrin dorën” turqve:Gjyshi im lindi në Konstandinopojë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Cipras u intervistua nga kanali turk TGRT gjatë vizitës së tij në Turqi. Z. Cipras foli për marrëdhëniet greko-turke dhe se sa ngjajnë dy popujt për nga kultura, por edhe më personalisht, për gjyshin e tij të lindur në Konstandinopojë.

“Sot është një ditë e mirë për marrëdhëniet greko-turke. Kam vizituar Halkiun, ku takova shumë turq që ishin shumë miqësorë me mua. Unë besoj se ky është mesazhi i dërguar ndërkombëtar, që ne mund të lëvizim së bashku pa frikë apo urrejtje. Mendoj se duhet të vazhdojmë me punën e Shkollës Theologjike të Halkit, ne duhet të ndërmarrim hapa të rinj. Është një hap i rëndësishëm për të jetuar së bashku dhe të bëhet simbol i marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore të popullit turk dhe grek. Nëse hapet Shkolla Theologjike, ne duhet të bëjmë hapa të rinj. Ky do të jetë një hap i ri për të jetuar së bashku. Do të jetë një simbol për dy popujt që të jetojnë së bashku”,- theksoi ai.

“Unë mendoj se në këtë fushë kemi një kulturë të përbashkët, muzikë, tinguj, kuzhinë dhe shije. Për shembull, gjyshi im lindi këtu në Konstandinopojë. Dua të them që kemi shumë ngjashmëri. Ne kemi gjuhë të ndryshme, por kemi një kulturë të përbashkët. Pra, ne duhet të jetojmë në mënyrë paqësore dhe miqësore mes nesh”, tha kryeministri grek.

Kryeministri theksoi se BE duhet të mbështesë Turqinë. “Turqia pret katër milionë refugjatë. Ndihma e Turqisë për refugjatët, në aspektin e strehimit dhe ushqimit, është shumë e rëndësishme. Dhe në Greqi ka më shumë se 70,000 refugjatë. Kryesisht situata në pesë ishujt tanë në Egje është kritike. Kjo është arsyeja pse në nivel të BE-së kam bërë shumë përpjekje”, vuri në dukje ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.