Home / Ekonomia / Qato në segmentin Qukës-Qafë Plloçë:Problemet teknike ndikojnë në ecurinë e projektit

Qato në segmentin Qukës-Qafë Plloçë:Problemet teknike ndikojnë në ecurinë e projektit

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka inspektuar punimet në segmentin e parë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, duke zhvilluar edhe takime në kantier me palën kontraktore, e cila është e angazhuar në këtë projekt.

Gjatë takimit mes drejtoreshës së ARRSH, Qato dhe palës kontraktore është diskutuar rreth problemeve teknike që ndikojnë në ecurinë e projektit, duke shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e tyre.

“Inspektim në objektin Qukës-Qafë Plloçë segmenti 1 ku u realizua dhe takimi në zyrat e kantierit me praninë e palës kontraktore të angazhuara në projekt.
Në takim u parashtruan problemet teknike të cilat ndikojnë në ecurinë e projektit dhe për t’i evidentuar nga afër realizuam më pas inspektim në terren. U pa e nevojshme zgjidhja e çështjeve teknike dhe marrja e vendimeve në terren për të garantuar përfitim sa më cilësor dhe në kohën e parashikuar të kësaj vepre me rëndësi të madhe infrastrukturore”, shprehet Qato.

Leave a Reply

%d bloggers like this: