Arte

Koncert në Tiranë, Kukës dhe Berat: Ansambli bullgar i valleve “Vangeloff” dhe këngëtari Vasil Vasilev

Folklori i pasur bullgar do të zbresë në vendin tonë për të sjellë motivet më të mira të pasurisë popullore bullgare të interpretuara nga Ansambli i valleve “Vangeloff” dhe këngëtari i njohur bullgar Vasil Vasiliev i cili do të interpretojë edhe këngë shqiptare në gjuhën shqipe. Ansambli i valleve “Vangeloff” dhe këngëtari Vasil Vasiliev do të japin tre koncerte: në orën 18.00 të datës 27 shkurt ata do të interpretojnë në Sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, në Kukës koncerti do të ipet më datë 28 shkurt ora 14.00 dhe në Berat më datë 2 mars, ora 18.00.

Këtë vit Ansambli i valleve “Vangeloff” ka 10 vjetorin e krijimit, por këngëtari i njohur Vasil Vasiliev i cili nuk është pjesë e ansamblit, por e shoqëron atë në këtë tur koncertesh në Shqipëri,  ka mbi 25 vite aktivitet artistik.

Ishte data 17 shtator 2009,  në ditën e qytetit të Sofjes, kur koreografi i ri Rangel Vangellov me rreth 20 entuziastë u nis drejt botës së çuditshme të valles folklorike dhe si pa e  kuptuar valltarët e rinj, të pushtuar nga magjia e folklorit, hodhën themelet e Ansamblit të valleve “Vangeloff”.  Në fillim fare hapat ishin të ngadalta  dhe të vështirë, por valltaret janë të entuziazmuar nga dëshira të fillojnë të vallëzojnë në vorbullën e valles bullgare dhe të prekin burimin e traditës bullgare.

Në një dekadë veprimtari artistike ata janë bërë shumë të njohur brënda vendit, në Bullgari, por edhe jashtë tij duke interpretuar folklorin bullgar në shumë vende të botës dhe duke marrë vlerësimet më të larta, si: Kinë, Rusi, Greqi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Rumani, Turqi, Tajvan, Austri dhe tani edhe në Shqipëri.

Ansambli “Vangeloff” është rritur dhe numëron  më shumë se 200 valltarë. 

Të udhëhequr nga koreografi i tyre, Rangel Vangellov, ata fillojnë të mësojnë gjithnjë më shumë kombinacione më komplekse vallesh që ata paraqesin në skena të ndryshme bullgare dhe ndërkombëtare. Të udhëhequr nga dashuria për vallen bullgare ata i japin pa ndërprerje jetë të re traditës bullgare. Në saj të koncerteve dhe shfaqjeve të veta ata fitojnë tituj nderi dhe diploma në çdo forum ku janë të pranishëm dhe lënë publikun në ekstazë.

Vallet popullore bullgare janë një thesar i vyer i trashëguar prej të parëve, i grumbulluar gjatë viteve dhe që ka ardhur deri ditët tona pavarësisht nga peripecitë e kohës. Vallet janë si një libër i hapur i cili tregon për mënyrën e jetesës së gjyshërve dhe gjysheve, si dhe për mënyrën sesi kanë festuar ose kanë shprehur brengat e tyre, ashtu edhe për kohën historike. “Ne jemi nga njerëzit që duam dhe vlerësojmë krijimtarinë tonë popullore ashtu edhe urtësinë e futur në të. Përpiqemi t’i ruajmë traditat bullgare origjinale duke i rikrijuar dhe në të njëjtën kohë konservojmë format e tyre magjike dhe çuditshme në shfaqjet tona skenike”, thotë koreografi Rangel Vangellov.

Në përbërjen e Ansamblit të valleve janë përfshirë 2 grupe për fëmijë dhe 5 grupe valltarësh të rritut. Të gjithë janë njerëz me profesione të ndryshme të cilët janë mbledhur në bazë të interesit të përbashkët për vallet folklorike. Secili grup ka repertorin, stilin dhe vizionin e vet. Kjo që bashkon anëtarët e ansamblit, së bashku me miqësinë e vërtetë dhe shpirtin kolektiv, është identifikimi me kauzën: Të ruajmë dhe të popullarizojmë folklorin bullgar muzikor, gojor  dhe të valleve.

Çdokush përplotëson dhe pasuron kolektivin e valleve me aftësitë, individualitetin dhe energjinë e vet. Kur vallëzojnë, të kapur për dore nën ritmin e valles bullgare, të magjepsur nga emocioni i forcës së valles dhe dashuria ndaj folklorit bullgar, të gjithë arrijnë  të ndiejnë forcën e valles dhe të nxitin dheun të dridhë nën këmbët e tyre… Dhe atëherë… dëgjohet britma e fortë dhe e fuqishme: Mbahu fort, o dhe! Shopi të shkel!

Por sukeset e arritura nga ansambli “Vangeloff” nuk do të ishin të tilla pa dëshirën, pasionin, vullnetin, seriozitetin, profesionalizmin e  drejtuesit artistik dhe koreografit të ri dhe të talentuar, 35 vjeçarit  Rangel Vangellov.

Rangel Vangellov ka linduir në 1984. Vallet popullore bëhen pjesë e jetës së tij që në moshën 6 vjeçare. Mbaron Shkollën kombëtare për artin e vallëzimit me një diplomë nderi për arritje të larta krijuese dhe me nota të shkëlqyeshme. Deri në vitin 2006 ai merr pjesë në shfaqjet e Neshka Robevas “Dy botat”, “Fati”, “Triptiku” e të tjera, dhe pastaj vazhdon karrierën e tij si valltar, skenarist dhe konsulent në Rusi, Serbi dhe Bullgari. Jep mësime të valleve popullore në Gjimnazin profesionist me mësim intensiv të gjuhës rumune “Mihai Eminesku” ashtu edhe në Shkollën e mesme 41 “Shën Patriku Evtimij”. Në 2009 hedh themelet e Ansamblit të valleve “Vangelloff” duke u bërë drejtuesi i parë artistik dhe koreograf. Sot e kësaj dite ai është edhe valltar-solist pranë formacionit folklorik “Ritmet bullgare” i cili u paraqet folklorin vendas të huajve.

“Me dëshirën tonë të madhe që të arrijmë një paraqitje individuale sa më të shkëlqyeshme, ne krijuam edhe projekte origjinale si psh: “Mbrëmje koncertore në Ballkan dhe nëpër botë”. Qëllimi i këtyre koncerteve është të tregojmë mjeshtërinë e ekzekutimit të valles popullore, të stimulojmë ruajtjen dhe të popullarizojmë trashëgiminë folklorike bullgare”, thotë Vangellov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button