Home / Sporti / “Zidane u tregua i mençur që u largua bashkë me Ronaldon”

“Zidane u tregua i mençur që u largua bashkë me Ronaldon”

Zinedine Zidane u tregua i mençur që u largua nga Real Madridi në të njëjtën kohë me Cristiano Ronaldon, ka thënë Ruud Gullit pas eliminimit të madrilenëve nga Liga e Kampioneve, kundër Ajaxit.

Real Madridi pësoi disfatë me rezultat 4:1 në ndeshjen kundër Ajaxit në Santiago Bernabeu. Klubi holandez u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm 5:3, transmeton Gazeta Express.

E ardhmja e Santiago Solarit në pozitën e trajnerit të Real Madridit është në rrezik, pas tri goditjeve të rënda brenda shtatë ditëve. Trajner argjentinas u emëruar në këtë pozitë katër muaj më parë, pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Lopetegui ishte emëruar në pozitën e trajnerit gjatë verës, pas largimit të Zinedine Zidane. Francezi u largua nga klubi në të njëjtën kohë me Cristiano Ronaldon.

“Zidane ishte i mençur që u largua atëherë kur klubi e humbi Ronaldon. Ky është i gjithë problemi. Dhe kushdo që do të vinte pas tij, do ta kishte në detyrë tejet të vështirë para vetes”, ka thënë Gullit. “Ti nuk e ke më Ronaldon. Kjo do të thotë se i ke humbur 50 gola edhe para se të nisë sezoni”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: