Home / Kronika / Borchardt: Puna e policisë në zgjedhjet e 2017, e kënaqshme

Borchardt: Puna e policisë në zgjedhjet e 2017, e kënaqshme

“Në zgjedhjet e 2017 puna e Policisë së Shtetit ishte e kënaqshme”, deklaroi sot Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt duke  vlerësuar rolin e policisë në zgjedhjet e 2017.

Ambasadori ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar sot në Akademinë e Sigurisë ku filloi procesi i trajnimeve për punonjësit e policisë “Mbi detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor në datën 30 Qershor 2019”.

Borchardt theksoi se puna e efektivëve gjatë procesit zgjedhor të 2017 ishte e kënaqshme.

“Në zgjedhjet e 2017 puna e Policisë së Shtetit ishte e kënaqshme. Prezenca e OSBE do të vijojë që të jetë një partner strategjik”, tha ai.

Ambasadori theksoi më tej se “jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.  Kam  besimin se Policia e Shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: