☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria rikuperon veten, fiton 3-0 në Andorrë

Tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në fundin e së dytës i kanë mjaftuar Shqipërisë, që përtej një paraqitjeje të turbullt dhe të vakët, të marrë 3 pikët e plota të hënën në Andorrë përballë përballë përfaqësueses vendase dhe të ngjitet në vendin e 3-të të renditjes së grupit H. Ndeshje që u luajt në Stadiumin “Nacional” të Andorrës dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka parë Shqipërinë menjëherë në sulm dhe Uzuni rrezikon, por ndalet nga shtylla horizontale e portës kundërshtare.
Përtej një pretendimi të qenësishëm për një 11-metërsh, 20 minutat e para janë të vakëta dhe me një lojë nën nivelin mesatar, pavarësisht vëllimit më të madh të bërë nga kuqezinjtë.
Dhe sikundër ndodh rëndom në të tilla ndeshje, do të duhet një episod për të ndryshuar rrjedhën dhe, në minutën e 21-të, portieri vendas bën një gabim foshnjarak dhe Sadikun nuk fal, shënon 1-0.
Andorra përpiqet të reagojë dhe 5 minuta më pas, Ludovik godet rrezikshëm nga larg por jashtë.
Në minutën e 32 Uzuni depërton nga e djathta, në qendër, por Xhaka, me portën përpara godet keq dhe shpërdoron në mënyrë të pabesueshme. Minutat që vijojnë nuk sjellin të tjera zhvillime për t’u përmendur dhe pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të kuqezinjve.
Përkundër një 20-minutëshi të përgjumur të parë të pjesës së dytë, janë vendasit që rrezikojnë në minutën e 66-të, pas një goditjeje të lirë, por Vales nuk e gjen dot kuadratin e portës kuqezi. Edhe 20 minutat e tjera do të vijojnë me vendasit që provojnë të godasin portën e Berishës, ndërsa 3 minuta nga fundi, është një tjetër gabim i prapavijës së Andorrës që i jep mundësi të futurit në vend të lojë në vend të Grezdës, Bekim Balajt, që të dalë i vetëm para portës kundërshtare dhe të mposhtë edhe portierin, duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë.
Por nuk ka mbaruar ende, sepse në fundin e minutës së 5-të shtesë, nga po aq të tilla, ka sjellë edhe golin e 3-të të kuqezinjve, të realizuar nga Abrashi dhe Shqipëria rikthehet të fitorja në këto Eliminatore të Evropianit të 2020-ës. “Fitorja e Shqipërisë nuk ishte një test, por detyrim” tha komentatori i RTSH futbollisti i njohur Shkëlqim Muça.
Takimi Andorra- Shqipëri, ishtë i dyti i kombëtares shqiptare në kuadër të eleminatoreve për Euro 2020 në Grupin H. Pak ditë më parë ajo humbi në Shkodër 0-2 me Turqinë, humbje që solli shkarkimin e trainerit italian Kristian Panuçi. Traineri provizor i kombëtares shqiptare është Ervin Bulku i cli po ndihmohet edhe nga traineri me përvojë Sulejman Mema. Bulku ishte mjaft optimist për fitoren e sotme. Por duket se trainer i ri i kombëtares kuq e zi do të jetë një tjetër emër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.