Home / Arte / Ekspozita / “Empty Reality”/ Ankthi dhe shqetësimi që shkakton një realitet bosh në një ekspozitë

“Empty Reality”/ Ankthi dhe shqetësimi që shkakton një realitet bosh në një ekspozitë

Empty-Reality-494x350Është çelur së fundmi në Galerinë “ FAB” ekspozita personale e piktorit Albert Brahaj nën titullin “Empty Reality”.

Punimet e paraqitura në këtë ekspozitë përfshijnë video, vizatime dhe piktura, ndërsa vihet re pensimizimi që shkaktohet nga vetmia.

Punimet janë kompozime të menduara gjatë, të cilat shprehin gjendje ankthi, shqetësimi, pesimizmi, dashuri për familjen dhe mungesën e njerëzve.

Albert Brahaj

Realitet bosh që shkaktohet nga vetmia.

Imazhet e mendjes, përkthyer në kompozime të menduara gjatë, interiere që ndriçohen nga dritë e fuqishme, dritare ku duken yjet në errësirën e universit, e bardha dominuese e shoqëruar nga ngjyra dhe figura estetike të kursyera ( pata, biçikletë fëmijësh).

Realitet bosh si rezultat i kompozimit estetik (jo atij teknik).

Pata e bardhë vendosur si kontrapunkt nuk shërben për të na treguar rrjedhën logjike të momentit, por për të rritur tensionin e kompozimit. Ajo bashkë me yjet që duken jashtë dritares shterritorializon kompozimin, duke

Albert Brahaj

 

e kthyer në kozmik, në një realitet të ri, botë të mundshme.

“Ankthi, pesimizmi, dashuria për familjen, për kohën e kaluar të fëmijërisë, për mungesën e njerëzve të dashur, ky realitet bosh që të shkakton vetmia, do të ishin disa nga shpjegimet për punët e mia”, shprehet Brahaj, i cili shton se “arti që bën e shkëput nga jeta personale, por jo nga copëzat e jetës prej nga merr spunton e parë”. “Në punimet që spikat drita e fuqishme, elementet si figurat estetike janë të kursyera ashtu si ngjyrat”.

Arti nuk është të jetuarit dhe nuk ka lidhje me jetën e tij personale, sepse me anë të dritës artisti ka parë të kundërtën, ankthin dhe shqetësimin që shkakton një realitet bosh.

Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më datë 13 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.