Ekonomia

Samiti Digjital, firmoset marrëveshja ballkanase për heqjen e “Roaming”-ut

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të “Roaming”-ut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Tarifat e “Roaming”-ut, që nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin e përdoruar nga qytetarët e një shteti në një shtet tjetër, janë zakonisht disa herë më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikacionin brenda një shteti.

Kohë më parë, kryeministrja serbe Ana Brnabiç pati deklaruar se, vendosja e taksës doganore nga Qeveria e Kosovës mbi mallrat serbe e boshnjake nuk kishte ndikuar në tregtinë mes Serbisë dhe Bosnjës, por kishte rrezikuar sipas saj të gjitha marrëveshjet rajonale që ishin në plan për t’u firmosur.

Marrëveshja e “Roaming”-ut pritet të nisë nga zbatimi korrikun e vitit 2021, ndërsa reduktimi i tarifave duhet të fillojë që më 1 korrik të këtij viti.

“Më shumë se 12 milionë turistët, që vitin e kaluar shijuan dhe u endën mes mrekullive të Ballkanit, u kthyen pas në vendet e tyre duke rrudhur buzët për faturat e kripura të ‘Roaming’-ut”, tha për “Deutsche Ëelle”-n, Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Të ndryshëm, por të ngjashëm – nënvizon ajo, – të gjithë janë në një mendje se ulja dhe heqja e tarifave të ‘Roaming’-ut iu vjen për shtat të gjithëve dhe ndihmon në zhvillimin e ekonomisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button