☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,888 ▼ -0.92% ETH $2,382 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -2.07% SOL $102.6600 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Kina, e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Europën

Kryeministri kinez Li Keqiang do të bëjë më 8-12 prill një turne në Europë, ku do të marrë pjesë në takimin e 21-të të liderëve Kinë-BE në Bruksel, si edhe në takimin e 8-të të liderëve Kinë-EQL në Kroaci.

Lidhur me bisedimet për marrëveshjen e investimeve Kinë-BE, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng u shpreh që tani të dyja palët po shpejtojnë procesin e bisedimeve për dokumentet dhe listat përkatëse. Arritja sa më parë e një marrëveshjeje në këtë drejtim, sipas tij, është dëshira e përbashkët e të dyja palëve.

“Një marrëveshje investimesh e gjithanshme dhe ambicioze jo vetëm mund të krijojë kushte të mira për investimet e ndërsjella të ndërmarrjeve të të dy palëve dhe mund të ofrojë mbrojtje të nivelit të lartë, por edhe është në të mirë të thellimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-BE dhe do të ngrejë nivelin e bashkëpunimit praktik mes dy palëve. Shpresojmë që Kina e BE-ja do të bëjnë përpjekje të përbashkëta, do të ecin drejt njëra-tjetrës, do të shtojnë dialogun dhe do të përpiqen për konsensus sa më parë, duke krijuar sa më shpejt përfitime për kompanitë dhe popujt e të dy palëve,” theksoi Gao Feng-u.

Lidhur me bashkëpunimin me vendet e EQL-së, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë vuri në dukje që vitet e fundit, Kina dhe këto vende kanë pasur përparime të pandërprera në bashkëpunimin ekonomik.

“Kina është e gatshme që të vazhdojë të mbështetë procesin e integrimit europian dhe, mbi këtë bazë, do të thellojë aktivisht bashkëpunimin ekonomik me vendet e këtij rajoni dhe do të shtojë integrimin e nismës ‘Një brez, një rrugë’ me strategjitë e zhvillimit të vendeve të EQL-së. Kina është e gatshme që me platformat si forumi ekonomik Kinë-EQL, takimi i ministrave për nxitjen e tregtisë dhe ekspozitën Kinë-EQL, të thellojë pandërprerë mekanizmin ’16+1′ dhe të nxitë bashkëpunimin me përfitime dhe zhvillim të përbashkët,” u shpreh Gao.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.