Home / Kronika / Protesta e paligjshme në Kukës, policia procedon 13 shtetas

Protesta e paligjshme në Kukës, policia procedon 13 shtetas

Policia e Kukësit procedoi në gjendje të lirë 13 shtetas, pas protestës së paligjshme, të zhvilluar dje nga Partia Demokratike Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: