☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.24 ▼2.34%
ARI 4,103 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,216 ▲ +2.11% ETH $1,582 ▲ +2.75% XRP $1.0609 ▲ +3.8% SOL $71.9900 ▲ +7.88%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Aeroporti i ri ndërkombëtar në Kukës, potencial i jashtëzakonshëm për ekonominë

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, këtij projekti strategjik për shkak dhe të vendndodhjes së tij midis Tiranës dhe Prishtinës, si dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të gjithë ekonominë kombëtare, kanë nisur tashmë.

Ky aeroport do të mundësojnë fluturime me kosto të ulët të biletave të udhëtarëve.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e punimeve për aeroportin e ri, që do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën e Kukësit, pasi, veç të tjerash, ky projekt shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës që do të hapen vit pas viti si rezultat i zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë lokale.

Kryeministri Rama nga ana e tij tha se menjëherë pas përfundimit të këtij projekti do të krijohet dhe certifikohet operatori i specializuar i aeroportit, me ndihmën e partnerëve europiane, ku stafi i aeroportit do të trajnohet për menaxhimin e tij.

“Ka shumë procedura certifikimi, akreditimi. I pamë me “Air Albania” që kërkonin kohë me kontrolle, verifikime me grupe të ndryshme të organizmave ndërkombëtare, por ajo që është e rëndësishme është që puna civile të mbarojë më shpejt,” theksoi kryeministri.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se “është vendosur që të gjitha ndërtesat ekzistuese do të shemben për të ndërtuar një terminal të ri modern dhe me efikasitet të plotë”. “Shtimi i pistës do jetë kryesorja, pasi duhet të shtohet me disa qindra metra, gjë që do kërkojë kohën e vet, padyshim. Megjithatë ne jemi brenda afateve, pa i kaluar asnjë ditë,” u shpreh ajo.

Sipas drejtuesit të kompanisë, “punimet do të realizohen brenda vitit”.

Aeroporti i Kukësit ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra. Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë. Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit.

Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra, një terminal i ri, si dhe një kullë e re.​

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.