Home / Kryeartikull / Kush po na tërheq prej hunde?

Kush po na tërheq prej hunde?

Nga Stiljan DEDJA

 Ngjarjet e tanishme në skenën politike shqipëtare, kanë sjellë destabilitet dhe anarshi, si dhe dëmtim të imazhit të Shqipërisë në opinionin europian dhe botëror. Ato kanë shqetësuar mbarë ambjentin qytetar dhe shoqëror në Shqipëri, duke shpresuar këtë herë në arritjen e  objektivit më të madh të politikës dhe mbarë popullit shqipëtar, atë të hapjes së negociatave me bashkimin europian.

Kjo është një përpjekje e opozitës për ta paraqitur Shqipërinë si vend me nivel të lartë korrupsioni, me parlamentarë kriminelë, dhe kryeministrin si  të inkriminuar. Mënyra se si e kërkojnë zgjidhjen e këtyre shqetësimeve, duke dalë jashtë parlamentit nëpërmjet djegjes së  mandateve dhe duke mos pranuar zbatimin e rregullave së zgjedhjeve të fitores nëpërmjet votës popullore, nuk përputhet me rregullat e funksionimt të një shteti demokratik europian.

Kërkesa e opozitës që nuk duam kryeministrin dhe nuk hyjmë në zgjedhje me të, me partinë socialiste nuk kemi asgjë…, është një arsyetim tinëzar dhe foshnjarak ku kuptohet lehtë qëllimi dashakeqës politik i saj.

Po kush po e shtyn popullon shqipëtar dhe gjithë shoqërinë shqipëtare drejt marrëzisë së përplasjes së madhe në qershor? Kush e ka kapur prej hunde dhe po e tërheq popullin dhe shoqërinë shqipëtare mbas interesave të saj dhe drejt destabilitetit? Kush e mbarsi dhe krijoi këtë situatë artificiale sikur gjërat shkonin aq keq dhe ne tani duhet të dorëzojmë mandatet dhe ta përmbysim me dhunë këtë qeveri legjitime? Besoj që po na tërheqin prej hunde të gjithëve ne drejt qëllimeve të tyre, ato që na kanë tërheqyr qysh prej fillimit të demokracisë, të cilët e dimë shumë mirë që kanë vrarë, vjedhur kanë manipuluar zgjedhjet dhe që kanë djegur her pas here Shqipërinë. Kush po na largon nga bashkimi europian? Besoj që ata që kanë dëmtuar këtë proçes të afrimit dhe pranimit me bashkimin europian edhe herët e tjera. Vetëm disa politikanë të degjeneruar pa ideale po na çojnë dhe tërheqin në destabilitet dhe po nzijnë fytyrën e Shqipërisë në Europë. Populli shqipëtar i dëshiron vlerat europiane të saj, por gjithashtu nuk dëshiron përbuzjet që vijnë nga europa, pothuajse ndër shekuj. Por edhe europa po tregohet e ngathët dhe pa vizionin e duhur dhe largpamës për të tërhequr të gjithë vendet e ballkanit rreth saj. Ajo pretendon se kërkon të krijojë një europë të fortë autoritare në mbarë botën, por ajo nuk është gati ta marrë Shqipërinë nën kujdesin e saj, dhe besoj se ajo është larg arritjes së krijimit të liderit mbarë botëror.

Mendoj që opozita nuk e dëshiron anëtarësimin në bashkimin europian dhe besoj se këtë parrullë se “e duam Shqipërinë si gjithë europa” e ka si fasadë, sepse ndoshta ajo mendon se europa nuk është gati të marrë në patronazh Shqipërinë dhe ndoshta jemi më të favorizuar me Amerikën. Fakt është që ne kemi përvojë të hidhur dhe inat me europën, e cila na ka përçmuar, marrë territore, shpërfillur dhe dëgjuar, dhe na ka futur në armiqësi me fqinjët. Në qoftë se opozita nuk e dëshiron bashkimin me europën por dëshiron me të drejtë amerikën mendoj që duhet të deklarohet sepse besoj që ky është edhe mendimi i popullit shqipëtar. Mendoj që opozita duhet të deklarohet për këtë gjë dhe jo të krijojë destabilitet dhe ta çojë popullin shqiptarë drejt humnerës.

Në fakt Amerika ka qenë historikisht aleate e ngushtë e Shqipërisë, dhe duket që interesat e saj në ballkan përputhen me ato të shqipëtarëve. Ajo sot është aleatja më e ngushtë e Shqipërisë. Kam bindjen time personale se sot Amerika dhe europa janë bashkë, por shenjat janë për ndarje dhe në çdo rast të acarimit të marveshjeve amerikë-europë patjetër që Shqipëria do të zgjedhë aleatin e saj historik atë amerikan.

Shihet qartë se disa vënde europiane janë të lëkundura me shqipërinë dhe jo prej momentit që po kalon shqipëria, sepse Komisioni Europian deklaroi plotësimin e kushteve nga ana e shqipërisë. Atëhere përse pengohet dhe zgjatet proçesi i hapjes së negociatave me shqipërinë? Mendoj se europa nuk është unike në mendimet dhe veprimet e saj, pasi ajo vazhdon të përkrahë aleatët e saj të vjetër si psh Serbinë dhe jo Shqipërinë. Dy shtetet lidere të BE, kanë mendime të ndryshme në lidhje me hapjen e negociatave me shqipërinë. Franca është kundër zgjerimit të BE, pra jo hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërsa Gjermania i thotë po hapjes së negociatave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: