Home / Rajoni / Ruskovska: 30 ditë paraburgim për prokuroren Katica Janeva Nga

Ruskovska: 30 ditë paraburgim për prokuroren Katica Janeva Nga

Pas marrjes në pyetje që zgjati disa orë në Gjykatën Penale në Shkup, prokurorja Katica Janeva nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoninë e Veriut është dërguar në burgun e Shutkës.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar Janevës 30 ditë paraburgim për rastin “Zhvatja”, që u kërkua nga Prokuroria Publike për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, me qëllim që të fitojë përfitime personale.

“Gjykata solli vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për të tre dyshimet”, theksoi prokurorja publike Villma Ruskovska nga Zyra e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ajo shtoi se hetimi po vazhdon dhe se nuk dihet se deri ku do të arrijë.

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga 15 korriku ka nisur hetimet për këtë rast kundër dy personave, Bojan Jovanovski dhe Zoran Millevski, për veprat penale mitmarrje dhe pastrim parash.

Prokuroria po heton nëse dy të dyshuarit kanë lidhje me prokuroren publike,Katica Janeva.

Sipas prokurorisë, dy të dyshuarit kanë kërkuar mjete financiare nga një biznesmen, i cili është i akuzuar në rastin “Perandoria” që është nën kompetencë të PSP-së

Leave a Reply

%d bloggers like this: