☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 90.15 ▲3.82%
ARI 4,098 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,664 ▼ -0.61% ETH $1,926 ▼ -0.26% XRP $1.1337 ▼ -0.43% SOL $77.7300 ▲ +0.01%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.15 ▲3.82 % ARI 4,098 ▼1.31 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.15 ▲3.82 % ARI 4,098 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Politika

Braçe: Stadiumi kombëtar e ka emrin

Zv.kryeministri Erion Braçe reagoi sërish sot për debatin e krijuar lidhur me emrin e stadiumit kombëtar.

“Si ka mundësi që në FSHF, askush, edhe ky më i dituri drejtor, nuk ndan dot atë që është
“kombëtare” nga ajo që është “lokale”, nuk ndan dot atë që është “publike” nga ajo që është “private”? As që dua përgjigje nga të tillë, por patjetër që kam përgjigje për “argumentat” e drejtorit”, tha Braçe.

Braçe theksoi se “e para, stadiumi “Qemal Stafa” e ka emrin dhe nuk ka asnjë akt t’i ketë hequr këtë emër”.

E dyta, sipas Braçes, “stadiumi ‘Qemal Stafa’ është kombëtar, në kryeqytet, nuk është stadium në Brighton”. “Për këtë arsye ju solla si shembull stadiume të tillë historike në Londër, Berlin, Paris, Romë, Madrid. Në asnjë prej tyre emri nuk është tregtuar! Ju nuk flisni për to e për këtë fakt! Se ja bën ‘muuuu’ që nuk shitet as tek bankat, as tek nafta, as tek telefonia, as tek sigurimet ajo që është kombëtare historike”, shtoi ai.

Braçe tha se “Wembley u ribë nga e para, por emri nuk u tregtua”. “Sa për argumentin tregtar se shet emri ekzistues më shumë se emri i një kompanie, më vlen të të kujtoj se çdo gjë e bukur, e madhe dhe historike në futbollin tonë, lidhet me “Qemal Stafën”! Nuk ja hiqni dot njeriu nga mendje këtë”, shtoi ai.

Po ashtu, Braçe tha se “stadiumi ‘Qemal Stafa’, do të jetë një aset i një institucioni publik, asfare privat, siç FSHF”. “Të paktën, juridikisht është kështu, paçka se si administrohet është e tillë, publike. Vënia në të njëjtin kandar të asetit të një institucioni publik me asetin e një klubi privat futbolli, kudo në dynja, është qesharake deri në dhimbje! Juventus zotni është një klub privat futbolli, sovran për të vendosur nga pikëpamja tregtare për stemën ( ju nuk ndryshoni dot stemën e Shqipërisë), për fanellën, sponsorin në të (ju nuk mund të vendosni sponsor në fanellën e kombëtares), asetin, stadiumin, emrin e tij (ju nuk mund të tregtoni atë që është, “Qemal Stafën” dhe atë që është kombëtare)”, tha ai.

“Së katërti, drejtor e të gjithë sa jeni… Shisni garën tuaj! E bëni dot? Nuk besoj; ua thonë kompanitë e marketingut. Nuk shesin dot as edhe një ndeshje tuajën, finale, jo me garën!
Edhe Kosova e shet garën, ju jo! Bëjeni garë, bëjeni të drejtë, të ndershme, cilësore dhe shiteni! Aty keni të drejta ju! Emri i kompanisë në stadium, shet produktin e saj, jo futbollin tuaj”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.