Home / Kronika / Inspektime në Muzeun Arkeologjik, Durrës: Dëmtime nga tërmeti të vogla, jo serioze

Inspektime në Muzeun Arkeologjik, Durrës: Dëmtime nga tërmeti të vogla, jo serioze

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar dëmet e shaktuara nga tërmeti në Muzeun Arkeologjik në Durrës.

Nga inspektimi rezulton që në muze përveç disa dëmeve të vogla në një amorfe dhe disa kolonave nuk rezulton asnjë dëmtim tjetër.

Muzeu gjatë ditës së sotme ka vijuar të presë vizitorë pra çdo gjë është në normalitet dhe nuk ka rrezik për vizitorët.

“Në Muzeun Arkeologjik në Durrës, për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Përveç një amfore të dëmtuar në vendet e ngjitjes dhe të disa kolonave që vishnin tubacionet e shkarkimit të ujërave të tarracës, nuk rezulton asnjë dëmtim tjetër”, shprehet ministrja Maragariti.

Margariti gjithashtu shprehet se muzeu vijon të pres vizitorë dhe në ekspozohen zbulime arkeologjike që ja vlejnë të vizitohen.

“Muzeu Arkeologjik vazhdoi të presë sot vizitorë. Aty ekspozohen perla të zbulimeve arkeologjike në qytetin e Durrësit. Ia vlen ta vizitoni”, tha Margariti. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: