🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.29 ▲0.29%
ARI 4,070 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,871 ▼ -1.19% ETH $2,064 ▼ -2.68% XRP $1.0585 ▼ -3.82% SOL $82.8900 ▼ -3.85%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.29 ▲0.29 % ARI 4,070 ▲0.99 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.29 ▲0.29 % ARI 4,070 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Salianji më premtoi 100 mijë euro, imitova zërin e Agron Xhafajt”

Sot në gjykatë po zhvillohet seanca e radhës për dosjen Babale, ku është marrë i pandehur edhe Fredi Alizoti për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministri Fatmir Xhafa.

Media ka publikuar dëshminë e Alizotit në gjykatë në seancën së sotme.

Deshmia

Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Fredi Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD.

Gjykata: Biseduat nëse do i merrnit lekët?

Fredi Alizoti: Po por unë nuk i mora. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, – më ka thënë kamerieri te PD-ja. Unë do merrja 100 mijë euro. Se paratë do ndaheshin. Mu dukën shumë dhe thashë hajd se po e bej. Albert Veliu ka numrat e gjysmave të biznesmenëve në Tiranë.

Avokati Ledio Braho: Kur e ndatë mes jush që të bënit regjistrimin?

Fredi Alizoti: Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe 100 mijë Albert Veliu. Përveç vlerës monetare Albert Veliu kishte edhe përfitimin për azil politik. Mendoj se ai i ka marrë shumën e parave që u ra dakord. Me mbajti ne ajër. Mori vet azil dhe iku e mua me la ne ajër. Albert Veliu nuk ka qene korrekt me mua.

Gabimi im me i madh dhe faji im është qe nuk e regjistrova dhe ta shihnit qe çfarë me ka thënë. Se do imitoja zërin e Agron Xhafes e ka ditur vetem nje shoku im nga Elbasani. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama jam me tetë klasë shkollë. Te PD jam takuar me Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin. Kane qene edhe disa persona te tjerë…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.