Rajoni

Alammudin Clooney, në Athinë për skulpturat e Partenonit

greqiAvokatja e specializuar në të drejtat e njeriut, Amal Alamuddin Clooney, pak ditë pas ceremonisë së martesës me aktorin e njohur amerikan George Clooney, do të mbërrijë në Athinë për të ofruar konsulencë juridike për qeverinë greke, në betejën që po jep për kthimin e skulpturave të Partenonit nga Britania.
Avokatja me origjinë nga Libani do të takohet me kryeministrin e Greqisë Antonis Samaras dhe ministrin e kulturës, Konstantinos Tassoulas, bashkë me shefin e saj Jefry Robertson, deklaroi zyra juridike Doughty Street Chambers.
“Për herë të parë qeveria greke kërkoi nga Robertson dhe Clooney t’i ofrojnë asistencë juridike për këtë çështje në vitin 2011. Do të kenë një sërë takimesh me zyrtarë të qeverisë gjatë qëndrimit të tyre”, shton zyra juridike në njoftimin që publikoi.
Të dy avokatët do të gjenden në Athinë nga 13 deri më 16 tetor.
Marsin e kaluar, George Clooney gjatë prezantimit të filmit të fundit, “The Monuments Men”, kishte shprehur edhe vetë mbështetjen e tij për kthimin e skulpturave greke në atdheun e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button