Home / Sporti / Futbollistët e kombëtares inkurajojnë mbështetësit nga Beogradi

Futbollistët e kombëtares inkurajojnë mbështetësit nga Beogradi

kombetareFutbollistët e kombëtares shqiptare pak orë para zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të pirë një kafe dhe për të bërë një selfie.
Në rrjetin social facebook, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, kosovari Mërgim Mavraj ka publikuar një foto në një kafe në Beograd.
Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë kanë arritur dje në Beograd, ndërsa forca të shumta të rendit përkujdesen për ekipin e Shqipërisë.
Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve shqiptarë, sikurse do të ndodhë edhe në ndeshjen e kthimit. Shqipëria përballet sot në orën 20. 45 me Serbinë në stadiumin e Beogradit, në kuadër të eliminatorëve të EURO 2016

Leave a Reply

%d bloggers like this: