Home / Sporti / Edi Reja kërkon tifozë/ Trajneri: Ejani për Andorrën

Edi Reja kërkon tifozë/ Trajneri: Ejani për Andorrën

Edi Reja Trajner i Shqipërisë:

‘’Për Cikalleshin më vjen keq se ka qenë pjesë e çdo grumbullimi qëkur unë kam ardhur këtu. Kemi një skuadër të përshtatshme dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Këtë herë do të kemi  Florian Kamberin të cilin e kemi vëzhguar dhe kemi pritshmëri, megjithatë duhet të presim edhe pak ditë për të. Bëhet fjalë për  çështje dokumentacioni,presim një përgjigje pozitive ndaj shpresoj që të hënën të zgjidhet’’.

Përqendrimi duhet të jetë maksimal dhe Reja nuk nguroi të theksonte disa herë se dueli me Andorrën meriton vëmendje maksimale madje ne mënyrë direkte i bëri një thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur skuadrën.

Edi Reja:

‘’Lojtarët që vijnë në kombëtare duhet të krijojnë një mentalitet fituesi ku duhet të japin maksimumin në çdo ndeshje. Dua të bëj një apel,  ata që munden të vijnë të na japin një ndihmë për ndeshjen me Andorrën, sepse është një përballje e rëndësishme ndaj  nuk duhet ta injorojnë këtë ndeshje’’.

Nuk kishte si të mungonte një koment ne lidhje me stadiumin e ri ku trajneri nuk fshehu se ndihet i privilegjuar që do të drejtojë kombëtaren në duelin e parë që do të zhvillohet në impiantin e ri.

Edi Reja:

‘’Jam shumë i emocionuar dhe jam i bindur se edhe ata paraardhësit e mi De biasi e Panucci do të jenë pak xhelozë për këtë. Ftova familjen time të jenë prezent pasi është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, padyshim ky stadium  do të jetë një kartëvizitë e Shqipërisë për Europën’’.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: