⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.63 ▲0.69%
ARI 4,069 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,940 ▼ -1.09% ETH $2,072 ▼ -2.41% XRP $1.0638 ▼ -3.13% SOL $83.4200 ▼ -3.17%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.63 ▲0.69 % ARI 4,069 ▲0.97 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.63 ▲0.69 % ARI 4,069 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, funksionale së shpejti

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt deklaroi sot se, ka ende punë për të bërë për ta pasur një sistem drejtësie të saktë.

Duke folur në konferencën e parë rajonale për administrimin e gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve, Borchardt tha se, “ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar që të kemi sistem drejtësie të saktë. Ka nisma që shkojnë paralelisht. Vetingu vazhdon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë shpresojmë se do të bëhet funksionale së shpejti. Këto përpjekje janë të favorshme për të forcuar gjyqësorin”, shtoi ambasadori i OSBE.

Ai theksoi se, “OSBE mbështet organet qeverisëse të gjyqësorit. Ne jemi të lumtur që mbështesim punën e KLP dhe KLGJ”, tha Borchardt..

Ambasadori i OSBE përmendi tre shembuj për të thënë se projekti i mbështetjes për efikasitetin në drejtësi funksionon.

“Flasim për Gjykatën e Krujës, vetëm 6 muaj pas zbatimit kohëzgjatja e gjyqeve penale u ul nga 135 ditë nga 45 ditë. Në Korçë numri i seancave jo produktive ra nga 35% në 2%. Në Lezhë numri i seancave u ul me 50%. Këto janë vetëm 3 shembuj të suksesit”, tha Borchardt.

Kjo Konferencë u organizua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Konferenca u zhvillua në bashkëpunim me projektin e përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Mbështetje për efikasitetin në drejtësi” dhe projektin e USAID-it “Drejtësi për të gjithë”, si edhe me kontributin e veçantë të Shkollës së Magjistraturës.

Pjesëmarrësit nga i gjithë rajoni shkëmbyen përvojat e tyre në administrimin sa më të efektshëm të gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve gjyqësore.

Konferenca u zhvillua brenda kornizës së projektit “Drejtësi pa vonesë”, që zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake të Zhvillimit, dhe që ka për synim rritjen e efikasitetin të proceseve gjyqësore në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.