Kronika

Të dhënat e IGJEUM: Sa lëkundje janë regjistruar gjatë natës dhe si ka lëvizur magnituda

Pasdogitjet e tërmetit të 26 nëntorit  kanë vijuar edhe gjatë nates, por të pakta në numër dhe me magnitudë të ulët.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar katër lëkundje tërmeti, me një magnitudë që ka ardhur në ulje.

Sipas të dhënave të publikuara nga IGJEUM, lëkundja më e fundit e regjistruar për datën 4 dhjetor është ajo e orës 06:23 me epiqendër në Nikel të Fushë Krujës, në një thellësi 16 km dhe me magnitudë 2.

Ndërkohë që lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.2 për këtë datë është ajo e regjistruar në orën 02:33 me epiqendër në Fushë Draci të Durrësit.

/a.r

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button