⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.52 ▲0.56%
ARI 4,062 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,836 ▼ -1.31% ETH $2,068 ▼ -2.59% XRP $1.0582 ▼ -3.41% SOL $83.1000 ▼ -3.43%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.52 ▲0.56 % ARI 4,062 ▲0.78 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.52 ▲0.56 % ARI 4,062 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Familjarët e viktimave të tërmetit/ Qeveria dhuron 17 apartamente në njësinë nr. 1 Tiranë

Qeveria miratoi Aktin Normativ për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Këshilli i Ministrave vendosi dhurimin e 17 apartamenteve, në pronësi të bashkisë Tiranë të ndodhura në njësinë administrative nr. 1, Tiranë, për familjarët e viktimave.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhurojnë në favor të familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019 edhe apartamente nga fondi publik i banesave sociale, të përfituara sipas ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”. Këshilli bashkiak Tiranë ose i njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore jep pëlqimin për tjetërsimin e këtyre pasurive të paluajtshme në favor të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, sipas parashikimeve të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar”, thuhet në këtë Akt Normativ.

Apartamentet që dhurohen për familjarët e viktimave të tërmetit, hiqen nga lista e pasurive të paluajtshme të Bashkisë Tiranë ose të njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore.

Pavarësisht parashikimeve të ligjit, bashkia Tiranë, brenda 2 ditëve pune është e detyruar të lëshojë certifikatën e përdorimit për objektet e përcaktuara.

Po ashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës kryen fillimisht regjistrimin e apartamenteve që do të dhurohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme në emër të bashkisë Tiranë dhe më pas kryen veprimet e nevojshme për kalimin dhe regjistrimin e tyre në pronësi të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga tërmeti.

Dhurimi realizohet nëpërmjet kontratës së dhurimit, sipas parashikimeve të Kodit Civil.

Kontrata nënshkruhet nga kryetari i bashkisë Tiranë ose ai i njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore dhe nga përfaqësuesit e familjeve përfituese, të përcaktuara në listën e dërguar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile.

Apartamenti i dhuruar regjistrohet në bashkëpronësi të të gjithë anëtarëve të familjes përfituese.

Çdo shpenzim procedural për kryerjen e transaksioneve për dhurimin e pasurisë paguhen nga Bashkia Tiranë ose njësia përkatëse e vetëqeverisjes vendore.

Akti Normativ detyron po ashtu strukturat shtetërore të vendosin në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe mjetet logjistike të nevojshme që nevojiten për transferimin e këtyre familjeve në banesat e reja në Tiranë.

Të gjitha shpenzimet e mobilimit dhe të pajisjeve elektroshtëpiake për këto apartamente mbulohen nga buxheti i shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.