Ekonomia

Biznesi dhe konsumatori rrisin besimin tek ekonomia

Pritjet e konsumatorëve janë pozitive për gjashtëmujorin e dytë

Nga Zamir Alushi

economic-forecast1Bizneset dhe konsumatorët shfaqin besim tek ekonomia. Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3.7 pikë në tremujorin e tretë të vitit 2014, njoftoi INSTAT-i. Zhvillimet pozitive u përcaktuan nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe nga rritja e besimit të konsumatorëve gjatë tremujorit të tretë. Nga ana tjetër, rënia e besimit në sektorin e tregtisë dha një kontribut negativ te ky tregues.

Besimi i konsumatorëve

Besimi i konsumatorëve, në tremujorin e tretë të vitit 2014, u përmirësua për të dytin tremujor rresht. Treguesi i besimit të konsumatorëve u rrit me 5 pikë përqindjeje, pasi kishte shënuar rritje me 2.4 pikë përqindje në tremujorin e dytë të vitit. Në rritjen e besimit ndikoi përmirësimi i balancës së pritjeve për situatën financiare të konsumatorëve dhe përmirësimi i balancës së blerjeve të mëdha. Balanca e pritjeve për situatën e ekonomisë në përgjithësi pothuaj nuk ndryshoi nga tremujori i kaluar, ndërsa balanca e të ardhurave-shpenzimeve regjistroi rënie në këtë tremujor. Pritjet e konsumatorëve për nivelin e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm janë pothuajse në të njëjtin nivel me tremujorin e kaluar. Në përgjithësi, balanca e papunësisë ka qenë në një trend rënës që nga tremujori i parë i vitit 2013 (ulja e balancës tregon për papunësi të pritur në rënie). Gjithashtu, konsumatorët raportojnë përmirësim të situatës së kursimit në tremujorin e tretë.

Industria

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë u përmirësua me 0.9 pikë përqindje në tremujorin e tretë të vitit. Në rritjen e besimit ndikuan pozitivisht rritja e balancës së gjendjes financiare, si dhe pakësimi i gjendjes së inventarëve. Nga ana tjetër, balanca e prodhimit, e cila ka qenë me prirje rritëse duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2013, dha një kontribut negativ në këtë tremujor.

Ndërtimi

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit u përmirësua lehtë me 2.8 pikë përqindjeje, në tremujorin e tretë. Ky tregues ka ardhur në përmirësim që prej tremujorit të parë të vitit 2014. Kjo erdhi si pasojë e përmirësimit të të tri balancave përbërëse të ndërtimit. Kështu, vlerësimi i bizneseve mbi situatën aktuale të kërkesës, të prodhimit dhe të punësimit, u përmirësua respektivisht me 3.6, 2.8 dhe 2.1 pikë përqindjeje, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. Stoku i banesave vlerësohet të jetë rritur lehtësisht gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që gjendja financiare e bizneseve është vlerësuar në rënie. Kurse, çmimet e prodhimit në ndërtim janë vlerësuar në rritje në tremujorin e tretë të vitit. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese në sektorin e ndërtimit rezultoi rreth 57.9%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button