Home / Rajoni / Bullgaria dhe Kina do të prodhojnë autobusë elektrikë

Bullgaria dhe Kina do të prodhojnë autobusë elektrikë

Bullgaria dhe Kina do të bashkëpunojnë për themelimin e një baze për prodhimin e autobusëve elektrikë dhe për qendër kërkimore zhvillimore në Bullgari.

Prandaj drejtori ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev dhe përfaqësuesit e kompanive kineze “Jiangsu Alfa Bus” dhe “ACN Worldwide” nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Kjo u bë në praninë e Zv. Kryeministres Marijana Nikollova në Ambasadën bullgare në Pekin.

Prognozat janë se bëhet fjalë për investim me vlerë 25 milion euro dhe për 250 vende të reja pune.

Nga “Jiangsu Alfa Bus” deklaruan se me këtë investim në Bullgari do të hyjnë teknologjitë më të reja për prodhimin e autobusëve dhe pjesëve të ndërrimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: