Kronika

Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e para për tërmetin: Nuk raportohen dëme

Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e para për lëkundjet e tërmetit që tronditën Shqipërinë mbrëmjen e sotme dhe janë ndierë deri në Kosovë.

Sipas MM, IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti ishte me magnitudë 4.9, me thellësi 7 km, me epiqendër në veri fshatin Bubq. Po vijojnë përllogaritjet dhe të dhënat janë paraprake.

“Goditja kryesore e ores 21.15 me magnitude 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit.

Nga komunikimi me bashkite Durres, Diber, Gjirokaster, Fier, Vlore,Shkoder dhe Lezhe nuk raportohen deme ne njerez apo materiale, deri tani.
Nuk raportohen deme ne Korce e Pogradec ku jane ndier lekundje te lehta”, deklaron MM.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button