Home / Bota / Trump në Indi: SHBA-ja pranë nënshkrimit të marrëveshjes së mbrojtjes mbi 3 mld USD

Trump në Indi: SHBA-ja pranë nënshkrimit të marrëveshjes së mbrojtjes mbi 3 mld USD

Pasi mbërriti në shtetin perëndimor të Indisë Gujarat mëngjesin e së hënës, Trump mbajti një fjalim në stadiumin më të madh në botë të kriketeve, “Motera” në qytetin e Ahmedabad-it.

Trump gjithashtu përmendi ushtrimet e fundit ushtarake treshërbimeshe, që u zhvilluan midis të dy palëve në nëntorin e vitit 2019. Presidenti amerikan do të udhëtojë në Delhi sot në mbrëmje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, vizituan monumentin Taj Mahal, në ditën e parë të qëndrimit në Indi. “Monumenti i dashurisë” ishte ndalesa e tyre e dytë. Ata ateruan në Gujarat, shtetin e kryeministrit Narendra Modi, i cili i priti së bashku me dhjetëra-mijëra qytetarë të Indisë.

Nga qyteti Ahmedabad i Gujaratit, Trump iu adresua një turme të madhe njerëzish, duke thënë se India “do të ketë gjithmonë një vend shumë të veçantë në zemrat tona”. Ai gjithashtu e lavdëroi Modin dhe tha se ai është “dëshmi e gjallë” se me punë, “indianët mund të realizojnë gjithçka që dëshirojnë”.

Çifti Trump më pas vizitoi Taj Mahal-ën, një mauzole e shekullit 17 në shtetin Utar Pradesh, e cila është ndërtuar nga perandori Shah Jahan, në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal. Pavarësisht agjendës, “monumenti i dashurisë” është pjesë e gati secilës vizitë të profilit të lartë në Indi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: