Ekonomia

Turizmi/ 40% më shumë polakë hynë në Shqipëri në janar 2020

Shtetasit polakë, kanë shënuar fluksin më të lartë të hyrjeve në Shqipëri, në janar 2020.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se kjo rritje është shënuar me afro 40%, krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë të vitit 2019.

Sipas INSTAT, në muajin e parë të vitit 2020, Shqipëria pati 546 hyrje nga Polonia, në një kohë që në janar 2019, kjo shifër ishte 393.

Gjatë sezonit veror 2019, mbi 230 mijë turistë polakë vizituan Shqipërinë. Ndërsa potenciali i zhvillimit turistik të Shqipërisë, ka shtuar interesin e turistëve nga e gjitha bota për të vizituar vendin tonë, në të katër stinët e vitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button