Home / Sporti / FSHF bën publike 12 pikat ku do të mbështetet për të kërkuar drejtësi

FSHF bën publike 12 pikat ku do të mbështetet për të kërkuar drejtësi

sportJanë bërë dje të ditura edhe 12 pikat ku Federata Shqiptare e Futbollit mbështetet për vendosur drejtësinë në vend, ose më saktë për të marrë 3 pikët në tavolinë.

1. Janë hedhur gurë në drejtim ët autobusit që po transportonte kombëtaren shqiptare në stadium.

2. Në stadium, përpara se skuadra të dilte në nxemje një copë betoni ka goditur zyrtarë të lartë të federatës shqiptare, prova zotërohet nga delegati i UEFA-s.

3. Në çdo moment kur lojtarët shqiptarë dilnin nga fusha shoqëroheshin me një rritim agresiv nga shkallët e stadiumit.

4. Pas nxemjes, lojtarët u goditën me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera ndërkohë që largoheshin nga fusha.

5. Gjatë gjithë nxemjes, lojtarët shqiptarë u shoqëruan nga kori i 30.000 të pranishmëve të cilët brohorisnin “ vritini shqiptarët” ose vdekje për shqiptarët.

6. Tifozë të shumtë qëndronin mbi kangjella të pa shqetësuar nga forcat e policisë.

7. Përpara se të ekzekutoheshin himnet kombëtare banda muzikore luajti një marsh nacionalist i cili nuk ishte pjesë e programit duke i dhënë udhë një shpërthimi nacionalist në stadium.

8. Himni shqiptar vërshëllehet në masë duke u bërë i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe ata që e ndiqnin nga ekrani.

9. Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxjemje, pas fillimit të ndeshjes u goditën me sende të forta aq, sa zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj.

10. Huliganë hyn në fushën e lojës duke goditur me karrige, grushta e shkelma futbollistët e kombëtares shqiptare, ndërsa më pas lojtarët u goditën edhe nga forca të sigurisë në stadium.

11. Gjate rrugës që të çon nën tunelin e dhomave të zhveshjes, futbollistët shqiptarë, janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca të sigurisë në stadium dhe policë.

12. Gjithashtu, para se futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër të Prokurorit te Beogradit (sipas deklaratës së policisë), i gjithë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për një, së bashku me sendet personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.