Home / Europa / Koronavirusi po merr edhe fëmijët në Europë/ Viktima e fundit, një 13-vjeçar nga Britania

Koronavirusi po merr edhe fëmijët në Europë/ Viktima e fundit, një 13-vjeçar nga Britania

Edhe pse ishte thënë se Covid 19 nuk bënte viktima mes fëmijëve, në Europë po dëshmohet e kundërta. Një 13-vjeçar ndërroi jetë në Londër nga sëmundja, ndërkohë që përpara tij vdiq një 12-vjeçare në Bruksel, një 14-vjeçar në Portugali e një 16-vjeçare në Francë.

“The Guardian” shkruan se Ismail Mohamed Abdulëahab nga Brixton, në jug të Londrës, është viktima më e re e koronavirusit në Britaninë e Madhe. Ai kishte rezultuar pozitiv të premten, një ditë pasi ishte shtruar në spitalin King’s College, nga sa pohojnë familjarët.

Ismail fatkeqësisht ka vdekur pa pasur asnjë anëtar të familjes, pasi nuk u lejuan të futeshin brenda për shkak se rrezikoheshin te infektoheshin me kornavirus. Familja e 13-vjeçarit gjithashtu kohët e fundit humbi babanë e tij nga kanceri shkruan “The Sun”.

Ismail u shtrua me urgjencë në spital pasi kishte problem me frymëmarrjen. Familjarët e të ndjerit thanë se 13-vjecari nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Mjekët thanë se trupi i 13-vjeçarit nuk ka dalë ende nga morgu, pasi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin më të qartë të shkaqeve të vdekjes.

Deri përpara pesë javësh, koronavirusi konsiderohej një “rrezik i moderuar për publikun britanik” nga shkencëtarë të rëndësishëm në vend thotë “Daily Mail”, të cilët nuk e kundërshtuan idenë fillestare për të mos e ngritur nivelin e këcënimit. Mbretëria e Bashkuar shënon 1,789 vdekje nga Covid 19, 381 nga të cilat u raportuan vetëm dje, dhe 25,150 të prekur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: