Home / Ekonomia / Jahti luksoz “Power Play” pas lundrimit nga brigjet e Gjibraltarit, viziton portin e Durrësit

Jahti luksoz “Power Play” pas lundrimit nga brigjet e Gjibraltarit, viziton portin e Durrësit

Përtej imazhit konvencional të një jahti luksoz, “Power Play” shpalos në Portin e Durrësit një koncept tërësisht inovativ të “Jahtit Mbështetës”.

Një hibrid mes mjetit të suportit për jahte dhe një jahti të mirëfilltë eksplorues, lundruesi me një gjatësi prej 53 m u ndal në portin më të madh në vend, pas lundrimit nga brigjet e Gjibraltarit.

Superjahti i cili lundron nën flamurin e ishujve Kajman do të tërhiqte vëmendjen e çdo entuziasti të aventurave nënujore pasi ka të integruar një Qendër Argëtimi prej 600 m2, e cila mund të konvertohet nga një zonë bar në një qendër zhytjesh si dhe një vinç me kapacitet 13 ton në funksion të aktiviteteve nënujore.

Një tjetër vizitor mbresëlënës, i cili i shtohet këtë fundjavë brigjeve portuale të Adriatikut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: